Gjykata Kushtetuese ia bëri të qarta me pyetjet e saj Presidentit Ilir Meta se deklaratat e forta kundër ndërkombëtarëve apo palëve politike janë të patolerushme për pozicionin e tij si kreu i shtetit, por ai nuk ndalet. Edhe në konferencën e sotme për shtyp, Meta e ka pasur një kërcënim për të gjithë. 

"Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik. Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Meta.

Dhe për ta përforcuar mesazhin e fortë të tij, Presidenti Ilir Meta 'kopjoi' shprehjen e aleatin e tij, Sali Berisha. Meta tha sot para gazetarëve një shprehje të cilën e ka thënë në Kuvend Sali Berisha pak vite më parë.

"Jam Ilir Meta unë o super budallenj", tha Meta. 

Presidenti doli sot në konferencë për mediat për të njoftuar se ka firmosur padinë për Kuvendin e Shqipërisë, të cilin do ta dorëzojë në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës, për falsifikim dokumentesh. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Meta kopjon Berishën edhe në shprehi: Jam Ilir Meta unë o superbudallenj (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka filluar të kopjojë në shprehje tashmë edhe aleatin e tij, Sali Berisha. Meta tha sot para gazetarëve një shprehje të cilën e ka thënë në Kuvend Sali Berisha pak vite më parë.

‘Jam Ilir Meta unë o budallenj’ -tha Meta duke kërcënuar qeverinë e Ramës, ndërsa u kujdes të thoshte se nuk e ka me gazetarët.