Meta i mbyll dyert Bashës: LSI
nuk do bashkëpunojë me PD-në

Meta i mbyll dyert Bashës: LSI<br />nuk do bashkëpunojë me PD-në
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duket se i ka kthyer përgjigjen përfundimtare iluzioneve të Partisë Demokratike për një ribashkëpunim të mundshëm PD-LSI.
 
Teksa ka komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri në pranverë të 2017-ës apo dhe rikandidimin e mundshëm të Bujar Nishanit, Meta ka deklaruar se LSI nuk ka asnjë detyrim që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike.
 
Kreu i LSI-së ka shtuar se nuk do ketë bashkëpunim të tij me Lulzim Bashën për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.
 
"Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për deklaratat e zotit Basha dhe askujt tjetër. Çështja e Presidentit ka ende shumë kohë, por nuk kemi asnjë angazhim dhe detyrim për të bashkëpunuar me PD dhe zotit Basha për Presidentin e ri. S’kemi asnjë detyrim të mbështesim zotin Basha për presidentin, nuk kam asgjë për emrat", është shprehur Meta te "Të paekspozuarit".
 
Kjo deklaratë e Metës lë të kuptohet se LSI ka mbyllur çdo derë bashkëpunimi me Partinë Demokratike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai