Meta i përgjigjet akuzave të PD për
blerje votash:Alternativë shpif e shaj

Meta i përgjigjet akuzave të PD për<br />blerje votash:Alternativë shpif e shaj
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një dalje të posacme për mediat ka folur në lidhje me akuzat që vijnë nga opozita për shitblejre, por edhe aktualiteti politik. Akuzat e opozitës për shitbleje votash, Meta ju kundërpegjigj duke i konsideruar shpifje të ulëta, ndërsa prezantoi spotin e LSI për 21 qershorin, ku i bëhet thirrje qytetarëve të denoncojnë fenoneme të blerjes së votës. 

Së pari, qëllimi kryesor i Lëvizjes Socialiste për integrim, e kam deklaruar edhe përpara se të nis fushata, jo zyrtarisht dhe zyrtarisht, është realizimi në standardet më të larta Europiane të zgjedhjeve të 21 qershorit. Për ne nuk është më e rëndësishme nëse do të marrim disa bashki më shumë apo disa bashki më pak. Nëse do të dalim në proporcional disa për qind më shumë apo disa për qind më pak. Mendoj dhe besoj se kjo do të jetë për të gjithë forcat politike, sepse jam shprehur dhe më parë që ne i shohim këto si zgjedhje administrative, si zgjedhje vendore", - tha ai.

Në lidhje me zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kreu i kuvendit përsëriti se rëndësi nuk ka rezultati por standarti i tyre.

"Rëndësia e madhe dhe e jashtëzakonshme e këtyre zgjedhjeve për ne lidhet vetëm me një fakt, që në 21 qershor populli shqiptar nuk do të votojë vetëm për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe kryetaret e reja, madje kryetaret e reja dhe kryetarët e rinj të bashkive, dhe këshilltarët. Por do të votojë edhe për të nisur jetësimin e një reforme madhore dhe historike siç ishte ajo administrative-territoriale që do të japë, jam shumë i bindur, një impakt të jashtëzakonshëm për të rritur shërbimet dhe për të rritur punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe të 61 komuniteteve që do të kenë të drejtën të zgjedhin në 21 qershor. Lidhur pastaj me pretendimet e opozitës, mendoj se alternativa shpif e shaj, ose përndryshe shaj e shpif, as nuk besohet e as nuk votohet. Ne jemi për standarde ligjore, ne jemi për të denoncuar jo vetëm fenomenin por edhe persona konkret dhe për të denoncuar para organeve ligjzbatuese. Përpjekjet pastaj për të dëmtuar imazhin e zgjedhjeve, për të shpifur dhe për të inskenuar gjithë farë incidentesh që në shumtën e rasteve nuk ndodhin, pra për të fabrikuar, këto janë një çështje të cilat jam i bindur përsëri do të gjykohen me votë në datën 21 qershor.
Ne edhe këtë spot e bëjmë për të dhënë një mesazh inkurajues për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë cilindo i cili synon të deformojë votën e tyre, i cili synon të manipulojë votën e tyre, i cili aq më keq synon të blejë votën e tyre apo kartat e tyre e gjithfarë historish, që janë hedhur në tregun mediatik dhe mendoj që këtë gjë duhet të bëjnë të gjithë forcat politike dhe në radhë të parë opozita. Ajo është vërtetë e interesuar për të luftuar këto fenomene.
Lidhur me deklaratën e z. Berisha, e ndoqa pak më parë sepse po prisja radhën për të dalë në konferencë shtypi, edhe unë jam shumë dakord që ai bën thirrje z. Basha për të hequr dorë nga ideja e bojkotit, sepse bojkoti është shumë i dëmshëm për vetë opozitën në radhë të parë, por edhe për demokracinë. Bën shumë mirë që kërkon të dokumentohen shkeljet dhe ky spot që ne bëjmë është në një linjë me shqetësimin e z. Berisha dhe inkurajon qytetarët që të bëhen pjesëmarrës në mbrojtjen e votës së tyre. Por për një gjë nuk jam fare i bindur, që opozita sipas z. Berisha do të fitojë, ndërkohë që ai premton vetëm kontribute anësore. Pa kontributin thelbësor të Doktorit nuk mendoj se ka shanse opozita për të çuar gjërat në drejtimin e duhur
”, tha Meta.

Në lidhje me pretendimet e zotit Berisha se kryeministri Rama dhe Meta, kanë propozuar Halim Kosovën për presidenti në 2007, kreu i LSI e pranoi, por lëshoi kritika ndaj zotit Berisha, duke thënë se ishte pikërisht ky i fundit që nuk pranoi.

“Përsa i takon faktit që ka përmendur përpara jush z. Berisha, mendoj që është i vërtetë deri diku, sepse edhe unë kam qenë pjesë e bisedimeve në 2007-n për zgjedhjen e një kandidati për president konsensual dhe është e vërtetë që ne në atë kohë në opozitë, madje dhe unë vetë personalisht, kemi propozuar për z. Halim Kosova si një nga shumë kandidatët e tjerë për të marrë konsensusin e z. Berisha.
Por e vërteta që nuk ua ka thënë Doktori tamam, është se e vetmja pengesë për konsensusin për këtë kandidat ishte vetë z. Berisha. Kështu që kjo është gjysma e vërtetës së tij dhe gjysma e vërteta që unë sapo shtova. Jo vetëm kaq, por edhe nuk e shoh aktiv për një mbështetje kryesore për kandidatin aktual të opozitës në kryeqytet, sepse ju e dini që Doktori kur të mbështet nuk rri pas Facebook-ut, por del në fushën e betejës
”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka përshëndetur angazhimin e të gjitha forcave politike në këto zgjedhje, si dhe partnerët ndërkombëtarë për monitorimin me vëmendje të fushatës e të çdo shqetësimi dhe pretendimi të ngritur.

“Është kënaqësi të takohemi sërish nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim kur duhen më pak se dy javë për të përfunduar procesi zgjedhor lidhur me zgjedhjet vendore të datës 21 qershor. Me këtë rast dua të vlerësojë të gjithë qytetarët shqiptar për qetësinë, maturinë dhe kulturën me të cilën ata po përcjellin këtë fushatë zgjedhore e në mënyrë të veçantë takimet e gjithë kandidatëve për kryetar bashkish.
Do të përshëndes edhe gjithë forcat politike për angazhimin e tyre, në mënyrë të veçantë dua të përshëndes edhe partnerët tanë ndërkombëtar, misionin e OSBE-ODIHR, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe gjithë të tjerët për monitorimin me mjaft vëmendje të çdo ditë të kësaj fushate, të çdo shqetësimi dhe pretendimi të ngritur. Njëkohësisht do t’u bëja thirrje gjithë forcave politike të angazhohen për të vazhduar në këtë klimë të qetë dhe tërësisht në standarde të një kulture të lartë evropiane dhe njëkohësisht të denoncojnë me fakte dhe përpara organeve të drejtësisë çdo shkelje të ligjit, çdo tentativë për të deformuar votën dhe vullnetin e çdo qytetari të vendit tonë. Dhe njëkohësisht në këtë drejtim unë kam kënaqësinë që t’ju prezantoj edhe spotin më të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për këtë qëllim. Për të sensibilizuar të gjithë qytetarët shqiptar që të bëhen pjesë e mbrojtjes së votës së tyre nga çdo tentativë presioni, manipulimi apo blerje votash, pasi vota është forca e tyre, është zëri i tyre dhe ata duhet ta investojnë atë në 21 qershor në mënyrë më të lirë, më demokratike dhe më evropiane
”, - tha Meta.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu