Meta i përgjigjet KLP: Thuajini Dumanit të mos bëjë politikë! I dha mesazh Ahmetajt që të mbyllë gojën

Kreu i PL, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së KLP, që dënoi sulmet e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Meta tha se meqë "KLP qenka shqetësuar shumë, duhet t’i thotë Altin Dumanit që mos të merret me politikë”.

Meta foli edhe për deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, duke thënë se Dumani paralajmëroi se gazetarët gjatë një takimi se do ketë surpriza. Sipas Metës, Dumani ka dashur që t’i japë mesazh Ahmetajt që të shijojë çfarë ka për të shijuar, në të kundërt do t’ia bëjnë më të vështirë situatën.

"Për Dumdumanin. Arben Ahmetaj bëri një deklaratë, bëri të qartë që s’kishte lidhje me procedurën e inceneratorit. Në ato që tha aludoi qartë për Ramën dhe Veliaj. KLP që qenka shqetësuar shumë, KLP t’i thotë mos bëj deklarata politike, të veprojë sipas ligjit dhe kushtetutës. Dumdumani mblodhi gazetarët dhe tha prisni se do ketë surpriza për Arben Ahmetaj, surpriza ishte puna e ‘Bukës’. Dumdumani donte t’i jepte mesazh Ahmetajt mbyll gojën, shijo ca ke për të shijuar se mund ta bëjmë gjënë edhe më të vështirë", tha Meta. 


Lajmi kryesor:

Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë