Presidenti i PL-së, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka postuar një foto me tre hallat e tij, duke shkruar se kjo e dielë nuk mund të shënjohej më bukur se sa me hallat e tij, që falin veç dashuri dhe gëzim.
'E diela nuk mund të shënjohej më bukur, se me tre hallat e mia që gjithmonë falin veç dashuri dhe gëzim!’, shkruan Meta në Facebook.
Megjithatë kjo duket më tepër si një përgjigje ndaj postimit të Monika Kryemadhit më herët ditën e sotme.
Kjo e fundit kishte postuar në Instagram një pasazh nga filmi ‘Rocky’, ku mesa dukej donte t’i dërgonte një mesazh kundërshtarëve të saj në Partinë e Lirisë dhe ndoshta bashkëshortit të saj, që këto kohë ka ndërmarrë rolin e një atleti olimpiade duke ngjitur në male dhe kodra, ashtu si Rocky Balboa.