Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takime të veçantë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për t’i informuar me ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Takimin Meta e ka shfrytëzuar për t'iu qarë ambasadorëve se ka marrë shumë denoncime nga qytetarët për parregullsi në fushatë dhe se institucionet nuk po reagojnë.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se kreu i Shtetit i njohu Ambasadorët me denoncimet e shumta të qytetarëve dhe subjekteve politike për parregullsi serioze të konstatuara gjatë fushatës zgjedhore, që duhet të kishin marrë menjëherë përgjigjen e shpejtë dhe të prerë të institucioneve përgjegjëse, duke parandaluar çdo përshkallëzim tjetër.
"Presidenti Meta theksoi se është me rëndësi jetike për integritetin e procesit zgjedhor, që Policia e Shtetit dhe institucionet gjyqësore, gjatë ditëve në vazhdim të reagojnë në mënyrë të menjëhershme me profesionalizëm, paanshmëri të plotë dhe në përputhje me ligjin kundër çdokujt, që do të guxojë të kryejë krim zgjedhor.
Presidenti Meta u kërkoi Ambasadorëve angazhimin e tyre në vëzhgimin e zgjedhjeve, veçanërisht në Qarqet, që kanë shënuar edhe numrin më të lartë të denoncimeve zyrtare, për të cilat janë informuar hollësisht edhe të gjithë ambasadat e vendeve partnere.
Kreu i Shtetit ripërsëriti bindjen e tij të plotë se qytetarët do të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje, duke i bërë shërbimin më të mirë vendit dhe të ardhmes së pakthyeshme europiane", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Meta 'zbutet' pas takimit me Yuri Kim dhe Luigi Sorecën, harron 'mprehjen' e sëpatave: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00