Meta i rrethuar nga gratë nga zonat rurale: Apel për mbështetje dhe fuqizimin e tyre ekonomik

Meta i rrethuar nga gratë nga zonat rurale: Apel për mbështetje dhe fuqizimin e tyre ekonomik

TIRANË- Sot është dita ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale. Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që në këtë ditë të përçojë  një apel për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet i rrethuar nga gratë e veshuar me kostume popullore.

"Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!

Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Meta

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 15/10/2019 13:17

    Sa ngjan me to... portret katundari... edhe shoket e ngushte ashtu i ka... me thuaj ç’shoke ke te te them cili je...kjo foto na kujton sekretarin e pare te Skeaparit me mjekeset pararoje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi