Meta i sapozgjedhur President:
Më nxitën ata që mungojnë këtu

Meta i sapozgjedhur President:<br />Më nxitën ata që mungojnë këtu
"Më nxitën ata që nuk janë këtu". Këto kanë qenë fjalët e para të Ilir Metës si President, duke iu referuar bojkotit të opozitës ndaj Kuvendit. 

"Ata që kanë munguar në Kuvend më shtynë më shumë të pranoja këtë detyrë", tha ai.

Meta deklaroi se si President i Republikës do të jetë në funksion të stabilitetit të vendit dhe ligjshmërisë së institucioneve.

"Bëj apel që të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe ligjshmërinë e institucioneve. 

Të përmirësojmë klimën, rrisim besimin dhe zhvillojmë demokracinë. Shpresoj se ende ka kohë për të krijuar një atmosferë krejtësisht tjetër për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që edhe në 24 korrik, kur do të betohet Presidenti që ju keni votuar sot, jo thjesht kjo sallë të jetë plot, por që Shqipëria të jetë shumë më e qetë sot dhe drejt një të ardhmje europiane më solide"
, u shpreh Meta

Presidenti i zgjedhur theksoi gjithashtu se detyrën e presidentit mund ta bënin edhe plot figura të tjera, por rrethanat politike, sqaroi ai, bënë që të merrtë përsipër këtë detyrë në një moment të rëndësishëm për vendin

"Unë do të kisha votuar votuar me shumë dëshirë sot jo për pak kolege dhe kolegë, që edhe mungojnë, por edhe shumë të tjerë që nuk janë deputetë, por personalitete me kontribute të shquara, që do ta bënin këtë detyrë akoma edhe më mirë se unë.

Por, rrethahat më dhanë mua këtë mundësi dhe unë do të bëj gjithçka që të justifikoj besimin tuaj",
deklaroi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta. 

Në vijim të fjalimit të tij, kreu i ri i shtetit i ka bërë referim edhe ngjarjeve të verifikuara një ditë më parë në Maqedoni, duke bërë thirrje për unitet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos verifikohen edhe në vendin tonë. 

Gjatë fjalimit të tij përpara deputetëve, Meta iu referua edhe zhvillimeve në Maqedoni, duke i cilësuar ato si dramatike. 

“Dje kemi parë të gjithë ngjarje tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë, që vijnë për shkak të një konflikti kokëfortësie politike të papranueshme, ndaj unë sërish dua t’u apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve tona, në mënyrë që të mos sakrifikojmë arritjet që vendi ka realizuar gjatë këtij mandati qeverisës, pasi është një detyrë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh për të bërë gjithçka”, ka shtuar Meta. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën