Meta ia merr valles në Pustec:Të 
motivojmë talentet e reja/FOTO

Meta ia merr valles në Pustec:Të <br />motivojmë talentet e reja/FOTO<br /><br>
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku u takua me pjesëtarë të komunitetit maqedonas. Gjatë kësaj vizite, Meta është argëtuar me maqedonasit, teksa ja ka marrë valles me ta.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit pohoi se: "Në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, është rënë dakord me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit, të vlerësojmë disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kësaj zone dhe personalitetet me peshë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë zonë, por për të gjithë Shqipërinë".

Në këtë kuadër, Presidenti Meta tha se: "Do të vlerësohet Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas, i cili ka kontribuuar në mënyrë të veçantë, jo vetëm për historinë e njohur të kësaj treve, por edhe duke qenë pjesë e lëvizjes patriotike të rilindjes dhe ka ngritur në veprat e tij çështje të ndryshme sociale dhe kulturore nga të cilat ka vuajtur vendi ynë".

"Në mënyrë të veçantë edhe vepra e tij ‘Pse?’ mbetet aktuale dhe një apel për dilemat që shtrohen për zgjidhje në shoqërinë tonë, veçanërisht për të rinjtë të cilët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu", - theksoi Presidenti Meta.

"Çdo vit do të kujtohen ngjarjet kulturore rajonale në promovim të figurave historike, por edhe të vlerave të veçanta që ka ky rajon për të motivuar talentet e reja dhe veçanërisht të rinjtë, të qëndrojnë këtu dhe të japin kontributin e tyre për ta kthyer këtë zonë në një qendër të rëndësishme rajonale ekonomike dhe turistike", - tha Presidenti Meta.

meta
(Ilir Meta duke kërcyer me kominutetin maqedonas në Pustec)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë