BERLIN - "Miratimi i statusit kandidat për Shqipërinë do të jepte një mesazh pozitiv vlerësimi jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor". Këtë ka shprehur kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi në Berlin me kreun e Budenstagut gjerman, prof. Norbert Lammert.

Duke shtuar se ky status do të vinte pas votimit konsensual të 3 ligjeve, zhvillimit të zgjedhjeve të lira e demokratike në qershor dhe veçanërisht pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian.

Ne kuader te nje vizite pune ne Gjermani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta diskutoi me homologun gjerman rreth marrëdhënieve dypaleshe Shqipëri - Gjermani, ecurisë së integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti i Bundestagut gjerman, prof. Norbert Lammert ka vlerësuar mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Ai ka shprehur bindjen se Shqipëria e ka vendin në Evropë dhe për këtë nevojitet një perspektivë e qartë për vendin.
 
Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje rëndësinë e madhe, që Gjermania përfaqëson për Shqiperine dhe shqiptarët. Meta theksoi se Shqipëria mbështetet fort tek përkrahja e Gjermanisë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian. 
 
Kryetari i Kuvendit, Meta nënvizoi se votimi me konsensus të plotë i Rezolutes për Integrimin Evropian në Kuvendin e Shqipërisë gjatë javës së kaluar, është shenjë e qëndrimit të përbashkët të palëve politike në mbështetje të rekomandimit të Komisionit Evropian për miratimin e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 
 
Duke diskutuar mbi ecurine e reformave ne vend, Meta theksoi se Qeveria e re po tregon vullnet te plote duke ndermarre nje sere hapash te rendesishem ne drejtim te forcimit te sundimit te ligjit ne vend, sidomos ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
 
Ne kete drejtim, Meta vuri ne dukje se pas votimit konsensual te 3 ligjeve, zhvillimit te zgjedhjeve te lira e demokratike ne qershor, dhe vecanerisht pas rekomandimit pozitv te Komisionit, miratimi i statusit kandidat per Shqiperine do te jepte nje mesazh pozitiv vleresimi jo vetem per shqiptaret, por edhe per perspektiven evropiane te te gjithe Ballkanit Perendimor. 
 
Lammert dhe Meta diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit ne rajon, duke ndare bindjen se Shqiperia ka nje peshe dhe rol te vecante, te cilin e ushtron me konstruktivitet dhe pergjegjesi. Meta theksoi se "Shqiperia luan nje rol pozitiv, dhe do vazhdoje t'a rrise kete rol te rendesishem per forcimin e stabilitetit te Ballkanit Perendimor".
 
Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert dhe Kryetari i Kuvendit te Shqiperise,  Ilir Meta rane dakort per te intensifikuar me tej marredheniet midis dy parlamenteve ne te ardhmen. 
 
Redaksia Online
(mag/e.s./shqiptarja.com)