Meta: Jo frikë nga reforma, ka
politikanë që s'kalojnë VettingunKryemadhi: Kemi dhe ne faj për gabimet në qeveri
Luan Rama: Të rinjtë në rrezik nga kanabisi

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta iu përgjigj kritikëve që e akuzojnë atë se ka frikë nga reforma në drejtësi. 

Meta i kujtoi kujtdo që pretendon se LSI i druhet reformës, se po t'i nënshtrohen Vettingut nuk do ta kalojnë atë. 

LSI ka qenë më e qartë se askush tjetër për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe për domosdoshmërinë e realizimit të saj. Dhe nëse do të ishin dëgjuar qëndrimet dhe vlerësimet publike të LSI-së, reforma do të kishte filluar zbatimin me kohë dhe vendi nuk do të kishte harxhuar aq shumë energji me retorika të padobishme. LSI theksoi që në fillim se nuk kishte asnjë interes për të mbrojtur sistemin e degraduar të drejtësisë herë nga drejtësia edhe nga politika në këto 20 vjet por njëkohësisht deklaroi se nuk kishte asnjë interes për të kapur sistemin e ri të drejtësisë, - vijoi Kryetarin i LSI-së. - Të gjithë ata që me keqardhje do t’i quaja sharlatanë apo papagallë që përsërisin, në qoftë se i keni vënë re ju, nëpër ekrane kanë një vit e gjysmë, që LSI ka frikë nga reforma, që LSI nuk e do reformën e ku di unë. Thonë të gjithë të njëjtën fjalë, të njëjtin mesazh, ndërkohë që qëndrimi i LSI-së ka qenë mjaft parimor, mjaft publik dhe vendimtar për suksesin e reformës të paktën deri tani. Të gjithë këta po t’u bësh vettingun do të dalin shumë keq me këtë dhe asnjë nuk do ta kalojë ventingun”, - deklaroi ndër të tjera Meta

Nga Pallati i Kongreseve, kreu i LSI akuzoi klasën politike se mbizotërohet nga e njëjta frymë destruktive si në fillim të viteve '90. Meta tha se konflikti, arroganca dhe fryma e përjashtimit janë të papranueshëm për LSI.

"Në fakt, konflikti politik është një sport besoj i urryer në Shqipëri, por është popullor në qarqe mjaft të ngushta, pasi ne shohim që qytetarët shqiptarë janë mjaft tolerant me njëri-tjetrin, ndryshe nga fillimi i viteve 1990, kur shoqëria jonë vinte pas ndarjes me një regjim, i cili kishte lënë pasoja të jashtëzakonshme përsa i takon të drejtave të njeriut. duke i shtypur dhe mohuar atoDhe prapë, ne vazhdojmë dhe flasim dhe sillemi sikur të ishim të fillim të viteve 1990, me një retorikë mjaft armiqësore dhe mjaft përjashtuese. Ashtu si të gjithë e dinë dhe vlerësojnë se konflikti është i papranueshëm për LSI bashkë edhe me arrogancën, frymën e përjashtimit, se ne kemi kulturën e dialogut, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe jo shtimit të problemeve mes konflikteve. LSI është për zgjidhje racionale dhe afatgjatë që i shërbejnë vendit, kundër retorike fajësuese, shfajësuese se këto krijojnë tym e mjegull dhe nuk i krijojnë mundësi askujt për të gjetur problemin dhe zgjidhjen e tij”- tha ai.

Meta foli edhe për zgjedhjet 18 qershorit, duke i cilësuar si jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Kreu i Kuvendit kërkoi që shfrytëzohet koha e mbetur për të plotësuar maksimumin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-t, dhe çdo propozim konstruktiv dhe transparent të gjithë forcave politike për të përmirësuar klimën parazgjedhore.
 
Rezultati i 18 qershorit është shumë i rëndësishëm për legjitimitetin e institucioneve ligjvënësve në Shqipërinë e pas 18 qershorit. Kjo për të ecur me zbatimin me sukses dhe besueshmëri të reformës në drejtësi që është mjaft jetike për Shqipërinë e dekadave që vijnë.
 
Do t’i kërkoj edhe kolegut tonë Luan Rama si përfaqësues tashmë në komisionin e reformës zgjedhore që të përpiqemi që të shfrytëzojmë edhe këtë muaj të shtyrë, për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë se vota e tyre do të jetë e lirë se vota e tyre do të jetë e barabartë dhe votën e tyre askush nuk mund dhe nuk duhet ta cenojë shantazhojë, tjetërsojë apo ta blejë.
 
Dhe kjo është një betejë shumë e rëndësishme jo në emër të LSI por të Shqipërisë së pas 18 qershorit, sepse e kemi çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me cilësinë e këtyre zgjedhjeve.
  
Ne nuk jemi një forcë e pagabueshme, por aftësia jonë është se jemi një forcë që reflektojmë. Dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen.
 
Fuqia jonë vjen nga fakti se ky vend do të bëhet nga shqiptarët
”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. 

“Nëse ka diçka që nuk duhet ta japim me konçension është dinjiteti i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, u shpreh Meta, duke kritikuar kështu sërish politikën e konçensioneve të qeverisë “Rama”.

LSI ka dalë shpesh kundër disa konçensioneve madje propozoi një ligj të ri që miratimi i konçensioneve të mos bëhej thjesht me vendim qeverie, por të kalohej përmes Kuvendit.

Fjala e plotë e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta

VIDEO/Fjala e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në Konventën e Tiranës


[gallery]20999[/gallery]
Konventa e LSI për Tiranën

Ora 12: 50 Luan Rama: Pa LSI-në politika shqiptare do ecte kuturu
Në konventën e LSI-së ka pasur edhe kritika ndaj qeverisë “Rama”. Nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama ka pakënaqësi nga puna e ekzekutivit sa i takon çështjes së kanabisit.

Teksa ka falënderuar rininë në sallë për praninë e saj në Konventën e LSI në Tiranë që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Rama theksoi se të rinjtë nuk meritojnë të jenë pjesë e një vendi të kanabizuar.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u shpreh pa LSI-në politika shqiptare do të ecte kuturu.
 
Rama foli për të rinjtë dhe rolin e tyre në shoqëri, ndërsa ceku edhe probleme si kultivimi i kanabisit dhe krimi i organizuar, të cilat sipas tij prekin rininë shqiptare.
 
Ju nuk e meritoni të quheni rinia e një vendi të kanabizuar. Ju nuk e meritoni të quheni rinia e një vendi të kriminalizuar.
 
Një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj. Motoja jonë për dekriminalizimin e politikës duhet kthyer në moto për dekriminalizimin e të gjithë shoqërisë shqiptare.
 
Ne jemi në mbështetje të policisë, mjekëve, gjykatësve dhe prokurorëve, për të mos lejuar askënd që të ngrejë dorën mbi ta
”, tha Luan Rama.  

Ora 11:32 Kryemadhi: Kemi faj për gabimet në qeveri
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përcolli mesazhe të forta për politikën nga Konventa e LSI-së për Tiranën.
 
Ajo deklaroi se LSI ka sukseset e saj në qeverisjen e vendit, sikurse ka edhe fajet e saj në dështimet e qeverisë.
 
Por Kryemadhi kujtoi se ndryshe nga forcat e tjera politike, LSI ka kurajo të kërkojë falje për gabimet.
 
"Kemi edhe ne fajet tona, gabimet tona, e s'është turp të thuhet më fal për gabimet, se të thuash më fal është njerëzore. Një njeri që pranon gabimet, nuk i përsërit më ato, por një njeri që nuk pranon gabimet, do gabojë përsëri", u shpreh Kryemadhi.  
 
Ajo deklaroi se LSI ka besim të plotë te lidershipi i saj, Ilir Meta.
  
"Ne jemi me Ilir Metën deri në momentin që ai do të luftojë për shqiptarët për t'iu rikthyer shpresën shqiptarëve, derisa ai të luftojë për sovranitetin tonë. Ne kemi dinjitetin tonë, integritetin tonë".  


 
Kryemadhi sqaroi edhe vendimin e LSI-së në 2009-ën. Sipas Kryemadhit, nëse katër mandatet e LSI nuk do kishin shkuar për formimin e qeverisë, shqiptarët do ishin dhe sot me regjim vizash në BE.  
 
Në vitin 2009-ë ne bëmë koalicion me PD-në. Nëse LSI s'do jepte 4 mandatet e saj, shqiptarët sot do ishin viktima të trafikut të vizave, do vazhdonin të ishin në radhë të gjata në dyert e ambasadave, sot shqiptarët do ishin më të izoluar se kanë qenë. Kush e ka harruar, duhet t'ia kujtojë. Edhe sot LSI mban një nga postet ndoshta jo të pushtetshme, pa polici, pa tenderë si Ministria e Integrimit, është një ministri që në dukje për njerëzit është buroktratike, por është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Përballet çdo ditë me vbështirësitë, korrupsionin, pabesitë, paaftësinë e administratës tonë, e cila çdo ditë këtë zullum duhet ta mbulojmë, ta pastrojmë.
 
Ne duhet të ecim në rrugën e integrimit europian. Që të ecësh në këtë rrugë duhen kryer disa procese që nga opozita e anëtarët e tjerë të koalicionit.
 
Mos harroni që LSI është e vetmja alternativë që kanë sot shqiptarët. E them këtë, pse, sepse është e vetmja parti që s'ka asnjë lloj kompleksi në të gjitha gjërat e saj, ka koka të saj të funksionimit, respekton ligjin dhe zotin ne qiell, janë dy gjëra shumë të rëndësishme, dy kode të pacenueshme, të cilat këtë e bëjnë që LSI të rritet çdo ditë e më shumë.
 
Kjo sepse në bazë të saj qëndron jo vetëm familja dhe dashuria për njëri-tjetrin, por shqiptarizimi që ajo ka, vlerat shqiptare që përfaqëson. E them me bindje se LSI do jetë forcë fituese në 18 qershor, sepse LSI ka një sekret. Sekreti i saj janë të rinjtë dhe të rejat, djemtë dhe vajzat e saj, që rriten çdo ditë, shtojnë radhët çdo ditë dhe e bëjnë çdo ditë e më të madhe LSI-në”,
tha Monika Kryemadhi. 

Ndërkohë, në asnjë prej fjalimeve të mbajtura nga përfaqësuesit e LSI, nuk është përmendur koalicioni me PS-në kur jemi 5 muaj larg zgjedhjeve parlamentare. 

VIDEO/Fjala e Monika Kryemadhit në Konventën e LSI-së Tiranë
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë