Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i cilësuar fyese deklaratat e Ilir Metës, ku ky i fundit tha se i ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të dosjeve, ndërsa i ka cilësuar "fëlliqësira" që zbatojnë urdhrat e kryeministrit Rama. Ky institucion tha se Meta ka përdorur fjalë fyese në mënyrë të përsëritur, gjë që ndalohet me ligj.
“Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë të përsëritur konstaton, me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj në media është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit. Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë”, thuhet në deklaratë.
Ky institucion tha se Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit (SPAK), duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.
“Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij, për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit të pajtimit kombëtar”, thuhet më tej.
Meta e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Meta (Metaj) publikoi gjithjashtu një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.
Sekretari i Përgjithshëm i PLS-së, Tedi Blushi ka qëndruar në një linjë me kryetarin e tij, duke i quajtur anëtarët e Autoritetit të Dosjeve “super-fëlliqësira”, pasi sipas tij falsifikojnë dhe mashtrojnë, duke cenuar kështu të drejtat e të përndjekurve politikë nga ish-sigurimi i Shtetit.
“Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre. Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit. Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M. Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat", ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje. Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik. Nuk keni për t'i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!”, shkroi Blushi.
Meta dhe Blushi e heqin vehten si fajtore pa faj duke akuzuar te tjeret po hajdutria e metes dhe e sahan lepiresit blushi nuk mbulohet me llogje
PërgjigjuEshte turp dhe fajsi e plote qe Meta dhe karafili i tij Blushi ofendojne autoritetin e dosjeve me shprehje jo etike ,si felliqsira.O ju te pa udjhe ,a e kuptoni se ku keni rene ?Anetaret e zgjedhur nga kuvendi si anetare te autoritetit te dosjeve duhet te bejne oadi kunder zotit Meta dhe Blushi.Fajtori nxehet dhe shfryn nga frika e se vertetes dhe ai qe nuk eshte fajtor shkon para autoritetit te dosjeve dhe skjarohet per pastertine e figures se tij.Koha kur politika hynte kudo ka marre fund,vihuni ne rradhe para ligjit .Mjaft.
Përgjigju