TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon në Gjykatën e Lartë revokimin e masës arrest me burg që është caktuar ndaj tij, pas hetimeve për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Avokati Genc Gjokutaj dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO që la në burg ish-presidentin, duke thënë se nuk ka prova për ta mbajtur në burg.
“Kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën arrest në burg për zotin Meta. Kemi paraqitur të gjitha argumentet që nga ndalimi kriminal, pastaj për secilin episod, si lobimin në SHBA, për të cilin meta ka dhënë shpjegime në të cilën nuk ka asnjë penalitet. Është i sqaruar procesi për lobi, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë që e ka bërë atë, pastaj edhe për CEZ-DIA, çështje që është bazuar mbi kallëzues të rremë dhe prova të marra në kundërshtim me ligjin. Duke mos pasur dyshim të arsyeshëm dhe as prova mbi këto 3 episode, i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për revokimin e masës arrest me burg", tha avokati Gjokutaj.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, Gjokutaj pranoi se në argumentin e parashtruar në Gjykatën e Lartë, thonë se duhet revokuar masa arrest me burg pasi Meta është drejtues i PL dhe jemi në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
"E kemi bërë prezent këtë cilësi të tij, dhe kjo që thatë ju është një praktikë e shtuar, i referuar jurisprudencës së Strasburgut që ka një praktikë të uiniformizuar dhe në lidhje me subjekte të tilla, si Berisha e Meta. Arrestimi i tij është bërë për këtë shkak, pas 6 viteve që kanë pasur aktet nëpër duar që në kohën e gjykatës së krimeve të rënda, është paraqitur disa herë në Gjykatë dhe ka dhënë shpjegime. Meta edhe herën e fundit ka dhënë shpjegime. E kemi ngritur këtë argument", vijoi avokati.
Meta ndodhet prej tre muajsh në burg, i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
te denohet hajduti ose shqiptart te ngrihen ne demonstrata te pafundme
PërgjigjuAty rri qeni qenerve. Sa i ke bërë ti këtij vendi as Haga s'të merr në patronazh. Ju se shlyeni as me jetë çfarë keni bër .
Përgjigju