Meta: Koalicioni i mazhorancës, i përkushtuar për zgjedhje të lira e të drejta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti përfaqësuesit e Misionit të Vlerësimit të OSBE/ODIHR TIRANË, 16 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Vëmendjen e OSBE/ODIHR ndaj mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është mjaft e rëndësishme. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta takoi sot në Tiranë përfaqësuesit e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të […]
/ATSH-Gjergji Mima/ - Vëmendjen e
OSBE/ODIHR ndaj mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është mjaft e rëndësishme.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta takoi sot në Tiranë përfaqësuesit e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR në parapërgatitje të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 21 qershorit 2015.
Në këtë kuadër, Meta theksoi se koalicioni i mazhorancës është i përkushtuar ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të drejta dhe se bashkarisht me të gjithë aktorët e tjerë në terren do të bëhen përpjekjet maksimale për garantimin e transparencës në të gjitha qendrat e votimit.
Në këtë frymë, u shpreh Meta, mazhoranca nuk e ndryshoi përmbajtjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e konsideruar atë si një mekanizëm teknik në shërbim të standarteve zgjedhore.
Kryetari i LSI, Meta vlerësoi faktin se për herë të parë garantohet me ligj ndarja e barabartë e kandidatëve sipas gjinisë dhe vuri në dukje angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të kandiduar 30% të anëtarëve të listave për këshillat bashkiakë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Meta u shpreh se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë historike falë reformës administrative territoriale dhe se me këtë ndarje të re të pushtetit vendor, Bashkitë do të kenë më tepër instrumenta dhe hapësirë për të implementuar politika zhvillimore dhe për të thithur më shumë investime për zonat e tyre përkatëse.
Në përfundim, Meta nënvizoi se të gjithë kandidatët e LSI janë përzgjedhur në bazë të kredibilitetit dhe eksperiencës profesionale, në kompromis me partnerët e tjerë të koalicionit, ku prioritet këtë radhe do t'i jepet grave kandidate, të cilat do t'i kushtojnë më tepër vëmendje rritjes së cilësisë së shërbimeve pranë komuniteteve që do të administrojnë.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56