TIRANE- Kreu i LSI, Ilir Meta në emisioin "5 pyetje nga Babaramo" nuk e ka përjashtuar koalicionin me PS, ndërsa flet për marrëdhëniet me Berishën, Ramën e çfarë është diskutuar në Bruksel me kreun e PS.
Integrimi me probleme, si e mendoni zgjidhjen...?
Hapja e negociatave është shoqëruar me kushte të caktuara. Është një opinion pozitiv për dhënien e statusit, pasi qeveria i ka plotësuar pothuajse të gjitha detyrimet e reformave.
Çfarë duhet për reformën parlamentare...?
Dy palët kanë mundësi të bien dakort për këto dy pika.
PS kushtëzon Gjykatën e Lartë me vendimin e Fierit...?
Në demokraci gjithçka bazohet te ligji, por kërkohet që të evitohen interpretimet e gabuara të ligjit. Fieri është çështje komplekse. Palët kanë të drejtën e tyre. Por të vendoset kjo si një kusht i panegociueshëm tashmë kur apelet e BE, Fyle etj janë të fokusuara për reformat dhe ligji për Gjykatën e Lartë, mendoj se nuk është e shëndetshme dhe e dobishme. Por dhe PS ka të drejtën e saj të kërkojë zbatimin e ligjit të gjykatave.
Greva e urisë së ish-të burgosurve politikë, pse qeveria hesht..?
Dialogu është i domosdshëm, aq më tepër me të përndjekurit, duhet të vazhdojë me të gjitha mënyrat. Palët duhet të ulen e të gjejnë një zgjidhje.
Alpetroli, keni deklaruar se më e rëndësishme oferta strategjike se sa ajo financiare. Qëndroni sërish në këtë mendim...?
E rëndësishme është të vijojë procesi, të përcaktojë perspektivë zhvillimi të këtij sektori. Më i rëndësishëm se gjithçka ka qënë transparenca.
Do mbyllet me sukses...?
Kjo nuk ka të bëjë me besimin tim, por me ecurinë e procesit.
Si duhet të përdoren 850 milionë eurot...?
E vendos qeveria në bazë të prioriteteve. Duhet të maenaxhohen me përgjegjësi në funksion të vendit. Borxhi është i menaxhueshëm, pavarësisht se është i lartë. Këto ardhura mund të përdoren në disa drejtime, që konsolidojnë financat publike, investimet, sidomos ato që operojnë në drejtim të punësimit.
Një nga vendimet është prokurori i ri, në maj apo nëntor tani..?
Ne kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe në rass se ekziston debat për këtë çështje, mund të konfirmohet nga Kushtetuesja. S'është një çështje në interesin tim ajo mbetet në iniciativën e Presidentit.
Duhet të jetë një njeri me integritet, mundësisht të provuar më parë. Jo të bëjmë eksperimente.
Takimi me Ramën në Bruksel. Ndonjë detaj...?
S'ka detaje, kemi qënë në aktivitete të përbashkëta. Kemi pasur rastin të flasim, të shkëmbejmë mendime, mori pjesë dhe Fyle..
Keni folur për ndonjë bashkëpunim të mundshëm..?
Të vetmet mendime që kemi shkëmbyer kanë qënë ligji për mediat, reforma parlamentare, zjidhja për Fierin...
Gjetët konsensus...?
Një vullnet pozitiv.
Ju shkuat në kongresin e PSE si anëtar i koalicionit qeverisës, Rama si i opozitës. Ju sugjeruan bashkëpunim..?
S'është rasti i vetëm Shqipëria, ku të majtët janë në opozitë apo koalicion qeverisës. Ka dhe në vende të tjera bashkëqeverisje.
U diksutua një koalicion i mundshëm PS-LSI në zgjedhjeet e vitit të ardhshëm, ose dhe të parakohëshme...?
Hamendësimet janë pjesë e krijimtarisë së cilitdo, është normale. Por ne kemi shkëmbyer këto mendime dhe këto mbeten prioriteti i LSI deri më 10 tetor.
Topalli deklaroi se PD i fiton zgjedhjet dhe pa LSI...?
Duket deklaratë normale. Çdo forcë politike, aq më tepër forca si PD e PS do dëshironin të synonin të fitonin të vetme zgjedhjet dhe s'shikoj diçka tronditëse, është një aspiratë. Keni dëgjuar dhe parti të porsakrijuara se do fitojë vetëm dhe s'ftojnë as PD, PS e LSI në bashkëqeverisje.
Për cilën e ke fjalën...?
Nuk e mbaj mend.
Kur e merrni mendimi për zgjedhjet e ardhshme...?
Vendimi do merret në kohën e duhur dhe do dikutohet në forume.
Deri në pranverë s'do ketë krizë qeveritare...?
Nuk shikoj arsye serioze për krizë qeveritare.
Nëse s'realizohen përmirësimet qeverisëse, do qëndroni..?
Kemi një marrëveshje që i jemi përmbajtur e do ti përmbahemi.
Fiton PD pa LSI në fakt...?
Është e rëndësishme që çdo forcë politike, pavarësisht nga ambicia e saj për të fituar, është e mirë që të bëjë analizën politike për të ndihmuar vendin. Pra duhet të ulim dozën e konfliktualitetit.
Kush janë përmirësimet në qeverisjen e vendit...?
Situata ekonomike ka nevojë një bashkëpunim më të mirë midis qeverisë dhe biznesit, për një raport sa më të drejtë që të gjithë institucioneve të kenë ndaj ndaj biznesit. Vlerësim serioz të situatës energjetike, sepse ka sfida serioze për tu përballur.
Duhet ndryshuar përbërja e qeverise....?
Eshtë e drejtë e kryeministrit, unë s'kam arësye për të bërë vlerësime konkrete, ndryshimi vjen dhe pa ndryshim qeveri.
Koalicioni, mbani barazlagësi mes Berishës e Ramës...?
S'jemi në ekuidistancë sepse jemi në koalicionin qeverisës që vijon të funksionojë pavarësisht hamendësimeve si para 3 vjetësh. Përsa i përket zgjedhjeve të vitit 2013, ne nuk kemi një qëndrim për koalicionet, pasi s'ka ardhur koha për këtë.
Mendoni se marrja e statusit e përmbush misionin tuaj në qeveri dhe duhet të ridimensiononi qëndrimin politik...?
Ne do jemi më pranë bashkëpunimit me ato forca që do bëjnë përpjekje të mëdha për integrimin, pasi me marrjen e statusit nuk përfundon integrimi.
Kur e merrni vendimin, keni 3 opsione, PS, PD e poli i tretë...?
Kur të vijë koha të ulemi në tavolinë, do diskutojmë në tavolinë. Tani s'ka asnjë tavolinë.
Me Ramën nuk biseduat në tavolinë...?
Ishte takimi i PSE. Në Shqipëri koalicionet i vendosin qytetarët. Respektojmë votën e qytetarëve, ata e dinë se çfarë përfaqësojmë.
Koalicioni pas zgjedhjeve...?
Kjo është çështje tjetër. Një përgjigjie e japin forumet në kohën e duhur. Vota e qytetarëve, shumë e rëndësishme për vendimin.
Propozimi i Dules për Pol të tretë...?
Nuk përjashtohet asnjë opsion, por dhe kjo është e rëndësishme që të vlerësohet në kohën e duhur. Me një vendim të duhur.
Berisha-Topi kanë ashpërsuar sulmet. Ju kujton debatin me Nanon...?
Mendoj që janë çështje të zhvilluara në kohë të ndryshme dhe në rrethana jo të njejta, pavarësisht se janë fenomene shqiptare.
Mund të kenë efekt të njejtë...?
Unë u përjashtova nga PS. Eshtë pozitive të krijohen forca të reja, por të sjellin mesazhe pozitive. Nëse duan të sjellin konfliktualitet, atëherë kjo është e tepërt dhe pa këto forca.
Lesi kishte slloganin: investime dhe arrestime...?
Nuk e di nëse i qëndron më.
Marrëdhëniet me Ramën, të normalizuara...?
Nga ana ime absolutisht është komunikimi që ka bëjë me etikën që duhet të jetë në raportet me politikanët.
Komunikoni vijimësisht, kontakte me të...?
Janë komunikime të pokta por mendoj që janë pozitive.
Këshilla e fundit për Berishën...?
Kam parë vullnet pozitiv për rregulloren e Kuvendit, për Fierin për zbatimin e vendimit të gjykatave.
Jua kërkoi Rama...?
S'kam pasur dëshirë të bëj ndërmjetësim, por që të kontribuoj. Që të zgjidhen në një rrugë normale.
Keni treguar se jeni përcaktues në politikën shqiptare që nga 2005, pra nga keni shkuar anonte fitorja. Nga do anojë guri juaj?
Nga integrimi. S'është një slogan. Pra të hapur për të bashkëpunuar me këdo që ka energji për të ecur në këtë proces.
Ky vendimi në Korrik?
Nga prilli në korrik do merret vendimi për koalicionet. Qytetarët mund të vendosin që një parti të qeverisë vetëm ose që ne të bashkëpunojmë në bahskëqeverisje.
Pra pa koalicion me partitë e mëdha...?
Nuk e thashë, ky është intervali kur vendoset.
PS-LSI, koalicion i mundur...?
Ishte shumë i mundur përpara 2009, por kjo nuk do të vendoset nga unë. Mund të marrë dhe 1/3 e anëtarëve një vendim të tillë.
Po militantët e LSI kanë nisur të afrohen me ata të PS...?
Anëtarët e militantët e LSI kanë fatin të jenë në një koalicion, pasi dhe ky ka dhënë modelin e çtensionimit të raporteve. S'ka arësye që të mos kenë raporte të mira me PD e PS.
Bëri ndonjë propozim Rama si të bashkëpunohet...?
S'kemi patur diskutim të këtyre çështjeve. Ishte mbledhja e PSE.
Marre nga Shqiptarja.com, (print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com