Meta:Koalicioni potencial të
lartë por ende të pashfrytëzuar
"Pozitë-opozitë, pakt për të luftuar kanabisin"

TIRANE-Kryetari i LSI duke vlerësuar besnikërinë e deritanishme ndaj PS-së vuri në dukje se koalicioni aktual në qeverisjen e përbashkët ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara.

Deklarata u bë në çelje të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI, ku Meta tha se nga marrëveshja me PS, rrjedh detyrimi i konsensualitetit, parim që sipas tij në të ardhmen duhet forcuar më shumë.

 “Ne i kemi qëndruar besnik koalicionit me PS, duke pasur si busull interesat, të drejtat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të vendit me orientim të qartë evropian, por duhet të ketë përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, mësuar, respektuar dhe gjetur gjuhën e përbashkët, pasi politikat e njëanshme, të nxituara prodhojnë tensione të panevojshëm, jo vetëm brenda koalicionit, por edhe me aleatët. Koalicioni ynë ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende për sinergjinë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe sfidave. Në asnjë rast nuk ka vend për vetëkënaqësi nga marrëveshja rrjedh edhe detyrimi i konsensualiteit parim që në të ardhmen duhet forcuar më shumë​”, tha Meta.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nisi sot punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore. Konventa u hap nga fjala përshëndetëse e Petrit Vasilit i cili theksoi se LSI mbi të gjitha është parti e të rinjve qe funksionon si nje makinë. Meta ka vijuar më tej Konvetën ku u shpreh se LSI është rritur pasi me modesti dhe kritikë ka ecur përpara. "Makines ti mbajme gazin shtypur", tha Meta.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë