TIRANË- Tashmë në opozitë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy aleatë të vjetër, do të bashkëpunojnë sërish, por këtë herë për të organizuar një opozitë për të rrëzuar ‘regjimin’ e Edi Ramës, siç ata e cilësojnë.

Ndonëse Berisha nuk është konfirmuar ende nga Gjykata e Apelit në krye të Partisë Demokratike, Meta është i vendosur, do të jetë në krah të tij edhe në këtë ‘betejë’. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arbi Fortuzi, se cilën PD njeh, Meta tha se PD është vetëm një, ajo e Berishës dhe këtë e tregoi protesta e 7 korrikut.

Në konferencën për mediat, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka indeksuar pagat e punonjëse dhe bëri me dije se në shtator, në legjislaturën e re të Kuvendit do të dorëzojnë një iniciativë ligjore për indeksimin e tyre. Nëse nga qeveria nuk do të ketë asnjë reagim, Meta tha se do të detyrohen ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Meta akuzoi qeverinë se ka dështuar me reformën territoriale, pasi ka aq shumë bashki saqë tani nuk po i menaxhojnë dot. Ai tha se varfëria në vend është ekstreme, duke theksuar se 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me vetëm 5.5 dollarë në ditë. Meta u ndal edhe në sistemin e drejtësisë, sipas të cilit është kapur nga qeveria. Nëse sistemi i drejtësisë do të ishte i pavarur, Meta tha se kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli. 

Njëjtë si Berisha, Meta paralajmëroi protesta në shtator. Një ditë më parë, Meta dhe Berisha u panë në protestën e organizuar për vrasjen e 7-vjeçares Joanada Avdia në Himarë, pasi u përplas për vdekje nga gomonia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Meta: Drejtësia nën presionin e qeverisë, Rama duhej të ishte në qeli ose te 'Spitali 5'

 

Gjatë konferencës për shtyp, Ilir Meta tha se nëse drejtësia do funksiononte tashmë kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli.

Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëvë është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë", tha Meta. 

Ora 11:29
Meta: Do nxisim qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore! Me ne bashkëpunojnë të gjithë forcat politike që e kanë seriozisht

 

Ilir Meta thekson se janë çdo ditë në protestë me qeverisjen dhe kanë synim që të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët e forcat politike që e kanë seriozisht. Megjithatë, Meta thotë se do të nxisin qytetarët për protesta paqësore e demokratike.

“Ne jemi në protestë çdo ditë, çdo orë, çdo sekond dhe jemi në një aksion të ballafaqimit të përditshëm kudo dhe i nxisim të gjithë qytetarët të reagojnë në mënyrë paqësore, demokratike ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore dhe gjithashtu largimin e përzënien e të gjithë të rinjve, forcave krijuese që kërkojnë një Shqipëri europiane, një Shqipëri ku shteti të mos i shtypë por të jetë në shërbim të tyre. Ky është program ynë dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht. Javët në vijim do të habiteni me këto çështje duke nisur nga arbitrazhet. Do të bëjmë se s’bën të mundur ligjin për referendum. Do ta bëjmë këtë gjë patjetër”, tha Meta.

Ora 11:25
Meta me Berishën edhe në luftën brenda partisë, s'pret vendimin e gjykatës: Ka vetëm 1 PD, ne do të bashkëpunojmë ngushtë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë në krah të Sali Berishës, ndonëse ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për kontrollin e PD-së. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arbi Fortuzi, se cilën PD njeh, Meta tha se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta.

Ora 11:17
Meta në krah të Berishës, kritikon ministrin e Brendshëm: Turp që nuk shpreh ngushëllime por merret me akuza

 

Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar shpesh aleancën me Sali Berishën, i ka dalë në krah pas reagimit të Ministrit të Brendshëm, të cilin e kritikon për reagimin e tij pas ngjarjes në Himarë. Sipas Metës, në vend që të ngushëllojë familjen e 7-vjeçares që u nda nga jeta pasi u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase, merret me akuzat e Berishës se është pronari i një kompanie me skafe.

“Turp të ketë Ministri i Brendshëm që në vend të bëjë një ngushëllim, mere tme Sali Berishën. Pse Sali Berisha ia ka fajin që merret me njerëz të droguar? Berisha ia ka fajin që nuk ka një komunikate të gjatë për të gjithë ngjarjen. Pse Berisha e ka fajin për manipulimet e Elbasanit? Këtë lloj policie kanë krijuar këta. Në Elbasan u vranë njerëzit, kur dalin të fortët, policia shtrihet barkas se kështu policie kanë krijuar”, tha Meta.

Ndër të tjera nuk dha një koment për Presidentin Bajram Begaj, i cili nuk ka reaguar për tragjedinë në Himarë.

“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë se kur flet apo nuk flet presidenti është çështje e tij. Nuk është etike për mua që të shprehem për këtë çështje", tha Meta.

Ora 10:59
Meta: Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve, në shtator nisëm në Kuvend

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat. Ai akuzon qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve. Meta tha se në shtator, do të ndërmarrin iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e tyre. Nëse nuk do të bëhet sipas Metës do ta çojnë në Kushtetuese.

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetuesDo ndërmarrim iniciativën në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Paratë do shkojnë për super aferën e Inceneratorëve. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë”, tha Meta.