Meta: Drejtësia nën presionin e qeverisë, Rama duhej të ishte në qeli ose te 'Spitali 5'

 

Gjatë konferencës për shtyp, Ilir Meta tha se nëse drejtësia do funksiononte tashmë kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli.

Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëvë është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë", tha Meta. 


Lajmi kryesor:

Meta me Berishën edhe në luftën brenda partisë, s'pret vendimin e gjykatës: Ka vetëm 1 PD, ne do të bashkëpunojmë ngushtë! Varfëria në vend, ekstreme (VIDEO)


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën