“Vlerësimet më të mira për të gjithë vendet anëtarë të BRE për vendimin unanim që morën për statusin e vendit kandidat. Një vendim i shumëpritur prej kohësh dhe mëse i merituar prej vendit tonë. Falenderoj dhe opozitën dhe në mënyrë të veçantë kryetaren e Komisionit të Integrimit. Por detyrat e përgjegjësitë janë më të mëdha” tha kreu i Kuvendit Meta. Më pas seanca ka vazhduar me deputetët e mazhorancës që kanë përshëndetur marrjen e statusit të vëndit kandidat. Kuvendi nisi sot punimet pa praninë e opozitës, përveç PDIU, e cila vazhdon bojkotin e Parlamentit, një vendim i marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së pas përjashtimit tëi sh- kryeministrit Berisha 10 ditë nga punimet e Paralamentit.
Dade: Stausi i merituar, opozitën e kanë marrë peng persona të caktuar
“Statusi i merituar, është vlerësuar puna e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për njerëzit por edhe imazhin e Shqipërisë. Dua të falenderoj gjithashtu Kuvendin, i cili ka lënë më shumë hapësia opozitës. Unë besoj se Europa nuk mund të jetë më e sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Statusi është vetëm një stacion për të nisur rrugën e vështirë. Shpreh keqardhje per opozitën që është marrë peng nga persona të caktuar. Unë shpresoj që kolegët tanë të opozitës që kanë kontributet e tyre në këtë proces do të ngrihen mbi indivitët e do të bëhemi bashkë për t’a çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi të vendosur për të bërë reformat”
Balla: Luftë frontale elementëve kriminelë të drejtësisë
“Statusi i vendit kandidat është mesazh politik i fuqishëm. Arritja e statusit ishte një prioritet i qeverisë sonë. Sot nuk duhet të ketë të majtë e të djathtë që të zihen për statusin, për meritat. Sot duhet të ketë shqiptarë të bashkuar. Statusi i vendit kandidat është vetëm një marrëdhenie të re me Bashkimin Europian. Përpara na presin dy reforma të rëndësishme, që janë rreforma territoriale dhe reforma në drejtësi, pa të cilat vendi nuk mund të eci përpara. Kjo do të jetë sifda jonë e radhës. Gjithashtu duhet të plotësojmë 5 prioritetet. Qeveria ka një plan të detajuar masash. Policia e Shtetit tani po fiton terren në përballjen me krimin. Duhet të përgëzojmë çdo kontribut të dhënë të çdo polici për aksionin në Lazarat. Ia ngritën kokën lart Shqipërisë. Por tani statusi ka shtruar si detyre për të hapur një luftë frontale me elementët kriminelë të drejtësisë. Ata nuk mund t’i fshihen më për përgjegjësitë që kanë. Askush nuk na toleron do më dhe askush nuk do të tolerohet. Sensioni i ardhshëm duhet të fillojë më reformën në drejtësi.
Vasili: Opozita duhet të dëmostrojë një sjellje tjetër
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka përsëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat. Vasili thase është një moment historik. “Është një sinjal i qartë se Shqipëria ka bërë refroma. Statusi i venditt kandidat është i merituar, por tani vjen edhe një moment përgjegjësie edhe më i lartë. Opozita duhet të dëmostrojë një sjellje tjetër, një sjellje europiane” ka theksuar Vaisli.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)