TIRANE- Kryetari i Parlamentiti Ilir Meta i ka kërkuar opozitës që të bashkëpunojë me mazhorancën për ngritjen e një komisioni të përbashkët për reformën administrative dhe territorial, pjesë edhe e programit të PS-së. “E rëndësishme është të ecim në rrugën e konsensusit për reformat të rëndësishme dhe shumë shpejt do të iniciojmë një komision të përbashkët ku opozita do të jetë e ftuar të luaj një rol kyç për sa i takon reformës administrative dhe territorial.
Për çdo reformë të rëndësishme qëllimi ynë është gjithë përfshirja dhe në radhë të parë e opozitës”, kjo ka qenë ftesa e Metës, duke devijuar një përgjigje mbi kalimin e Luan Duzhës tek Lëvizja Socialsite për Integrim. Për t’ju shmangur një përgjigje, Meta ftoi opozitën në bashkëpunim. Ndërsa në lidhjen me shtyrjen e afatit për “Nënpunësin Civili” tha se “Unë jam i bindur se procesin e integrimit nuk e cënon asnjë nisëm e arsyetuar në mënyrë të shëndetshme dhe me qëllime pozitive.
Prandaj theksoj dhe një herë- tjetër debatin aktiv dhe gjatë rrugës së procedurave që do të ndjek parlamenti lidhur me vlerësimin e këtij akti- normative. Besoj se në komisione dhe në seancën plenare ku do të debatohet, diskutohet, vendoset për të. Argumentet do të bëhen prezentë nga ana e Qeverisë, por dhe nga ana e opozitës. Shpresoj që të ketë konsensus përsëri në këtë drejtim”, është shprehur Meta pas një takimi që pati mbi Prezantimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Institucionit të Avokatit të Popullit për periudhën 2013-2015.
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com