Meta kopjon Berishën, ja sulmet 
e njëjta ndaj Ramës dhe Ruçit

Meta kopjon Berishën, ja sulmet <br />e njëjta ndaj Ramës dhe Ruçit
Një ditë përpara mitingut të saj kombëtar të matjes së forcës, që do të mbahet sot pasdite në sheshin “Nënë Tereza”, LSI ka nxehur debatin politik në raport me PS-në. Ish-kryetari i kësaj partie dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka thënë se Rama nuk ka vrimë ku të futet nëse prek votën e shqiptarëve, teksa Gramoz Ruçit i ka kujtuar një episod të vitit 1996, ku sipas tij, iku në Greqi me fustan grash.

Përpos retorikës elektorale të Metës dhe partisë së tij, bie në sy fakti se të dy këto akuza dhe ky fjalim i djeshëm nga Fushë-Kruja, ngjajnë si dy pika uji me një fjalim të Sali Berishës në 27 prill të këtij viti nga çadra e protestës së opozitës.

Shqiptarja.com po sjell të dy deklaratat, të Metës dje nga Fushë-Kruja dhe të Berishës në prill nga “Çadra e Lirisë” për të bërë krahasimin se pse regjistrimi i komunikimin i dy bashkëpunëtorëve dikur në qeveri, është bërë e njëjtë.

Meta
“Do ta shpëtojmë rininë e Shqipërisë nga droga, krimi dhe koncesionet. Unë pasi këtij mitingu do të nisem për në Zharrëz, për të takuar të riun që u plagos nga falanga e Ramës dhe përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale. Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, direktivat që u çon çdo ditë për të përdorur kriminelët dhe paratë e drogës dhe dhunën ndaj atyre që votojnë për LSI. Jo një mandat të preket, por as edhe një votë, pasi do ju jap fjalën e shqiptarit, fjalën e malësorit, fjalën e skraparlliut, s’do ketë më vrimë për Edi Ramën. S’do ketë vrimë për shefat e policisë së antidrogës. Askush nuk do vërë dorë mbi shqiptaret. Ka ardhur ora që ta fillojmë vettingun në 25 qershor me kreun e Rilindjes. Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri, që në 1996 u arratis për në Greqi me fustan grash, e di mirë unë trimërinë e atyre burracakëve. Fitorja është e padiskutueshme dhe e paprekshme, betohem sot për dhimbjet e atij 18 vjeçar"- deklaroi Meta.

Berisha
“Në 20 shkurt 1991 është evakuar me autoblind të ushtrisë nga Ramizi dhe është dërguar në Zall Herr. Tani as në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj  që kjo çadër shumë shpejt do të të krehë ty nga kjo zyrë, do të të japë vendin që meriton. Mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat, se nuk do jetë as ajo aty ku është. Këto ditë Edi Rama po shëtit nëpër Shqipëri si fantazma e Nastradinit me një moto për të zëvendësuar mashtrimet e vjetra me gënjeshtra të reja. Në çdo takim u thotë qytetarëve ‘kemi bërë shumë, por më shumë do të bëjmë. Kemi mashtruar shumë, por më shumë do të mashtrojmë. Të rinjtë nuk duhet të mashtrohen nga Rama. Mos guxo të bësh hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundin fatal që meriton. Të jesh i bindur që ata që ke përreth dhe nuk të lejojnë ty të japësh dorëheqjen, nuk kanë asnjë hall tjetër vetëm milionat që kanë vjedhur bashkë me ty. Ata do t’ia mbathin, midis tyre edhe me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996. Tani nuk është 1996, por revolucioni demokratik, i cili do tu krehë me radhë. Paralajmërimi së fundmi është ky, mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë”- tha Berisha në 27 prill.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar