TIRANË - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe nuk ka asnjë vendim në lidhje me sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Meta ishte në panairin e librit, ku është pyetur nga gazetarët, në lidhje me këtë çështje.

Kreu i Kuvendit ka thënë se, “nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka pasur. Nuk ekziston asnjë vendim i tillë”. “Ka pasur dhe ka komunikime te ndryshme të vendeve partnere dhe vendeve të OKB-së”, ka deklaruar Meta.

“Nuk duhet të nxitohemi sepse nuk sjellim asgjë pozitive. Çdo vendim do të jetë transparent dhe do të jetë në të ardhmen e qytetarëve. Kam besim se Kryeministri Edi Rama do të marrë vendim duke e përputhur me interesin publik, interesin kombëtar dhe qytetar”.

“Si kryetar i Kuvendit nuk me lejohet të bie prehë e këtyre diskutimeve”, pa përfunduar mesazhin e tij Ilir Meta.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)