Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka kujtuar 100 vjetorin e pranimit të vendit tonë në Lidhjen e Kombeve.
Ai e konsideron këtë fakt si një akt unik në historinë e kombit tonë, pasi sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare dhe përforcoi sovranitetin e Shqipërisë.
Meta përmes postimit kujton edhe figurat të cilat kanë kontribuar në ndodhjen e këtij akti të rëndësishëm, si Fan S. Noli.
Nuk lë pa përmendur dhe pa shprehur mirënjohjen e tij edhe për presidentit amerikan Thomas Ëoodroë Ëilson, i cili nëpërmjet planit të tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë.