Meta:Kuvendi për 7 ligjet mund të
mblidhet të enjten, koalicioni OK

Meta:Kuvendi për 7 ligjet mund të<br />mblidhet të enjten, koalicioni OK
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se koalicioni me Partinë Socialiste funksionon dhe se do të mbyllë mandatin qeverisës, ndërsa shtoi se për çdo keqkuptim është gati të shkojë në mbledhjen e grupit të PS, po ashtu fton edhe Ramën që të bëjë të njëjtën gjë në grupin e LSI, pasi sipas tij çështjet e shtetit nuk duhet të përzihen me ato të koalicionit

"Nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet për reformën në drejtësi me qëndrimet e koalicionit. Politika jonë është e ngatërruar me thashetheme. Dua t’i siguroj të gjithë socialistët, unë jam një njëri që i qëndroj fjalëve dhe marrëveshjeve.

Unë për respekt të tyre dhe të cilitdo që ka një shqetësim, jam gati që të shkojnë në grupin parlamentar të PS dhe t’i sqaroj për çdo përmirësim të qeverisë, por nuk duhet të përziejmë çështjen e shtetit me çështjet e koalicionit tonë.

Jemi gati të marrin çdo përgjegjësi për mos mbarëvajtjen e koalicionit. Unë besoj se koalicioni ka mundësitë që ta mbyllë këtë mandat, të përmbushë akoma më mirë pritshmëritë dhe jemi të angazhuar për këtë cështje dhe nuk i shoh këto dy cështje me njëra tjetrën sepse nuk duhet të deformojmë këtë reformë të arritur historike"tha Meta.

Pas presionit të ndërkombëtarëve, Kryetari i Kuvendit deklaroi se Kuvendi të gjitha mundësitë që të mblidhet këtë të enjte për të miratuar 7 ligjet plotësuese pas dekretimit nga Presidenti Nishani të Reformës në Drejtësi.
 
"Jam në kontakt me sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, ambasadoren e BE dhe besoj se kjo është e mundur që të enjten të mblidhet Kuvendi për miratimin e 7 ligjeve që reforma të zbatohet.
 
Parlamenti do mblidhet në cdo moment që ne do ta vlerësojmë të rëndësishëm me gjithë aktorët për çështjen e reformës. I ftoj anëtarët e komisionit të posaçëm që të fillojë puna për të gjitha ligjet"deklaroi ai.
 
Kreu i legjislativit është ndalur edhe te negociatat dhe prapaskenat e miratimit të Reformës në Drejtësi me konsensus, por duke deklaruar se do të miratohej edhe pa PD, por më pas do të jepte dorëheqjen nga posti.
 
"Qëndrimi im si kryetar i parlamentit ka qenë vetëm një, konsensus sipas Venecias dhe nëse opozita nuk do ta pranonte ne do të votonim edhe pa opozitën.
 
Opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88, u binda, pasi u takova me Bashën, qëndrimin ua kanë shprehur edhe të huajve dhe aleatit të koalicionit, pasi e kam konsultuar me ekspertët më të mirë në SHBA.
 
Me ardhjen e Nuland dhe ndërhyrja e Hahn dhe ambasadorëve bënë të mundur një gjë që nuk ishte besuar.
 
Në rast se do miratohej pa konsensus unë s'do isha më kryetar Kuvendi. Shqipëria bën edhe pa Bashën, Metën e Ramën. Shqipëria nuk bën dot hap para pa konsensus e bashkëpunim dhe dialog".

 
Meta ka vlerësuar kreun e PD, Basha që sipas tij e ka mbajtur fjalën për miratimin e Reformës në Drejtësi pas plotësimit të nenit 88.
 
"Fjalën që Basha më ka dhënë në takim për reformën, se në rast se 88 do plotësohej ai e PD do e mbështesnin reformën, ai e ka mbajtur plotësisht. Kjo është pozitive e duhet vlerësuar. Ai duhet të tregojë se është lidership i ri".
 
Akuzave të ndërsjellta dhe zërave para dhe pas miratimit të reformës për ndëshkimet, Meta u është përgjigjur "Politikanët do të shkojnë e të përgjigjen para drejtësisë, kjo është e qartë.

Nuk bëhet reformë në drejtësi duke i thënë kundërshtarit që do shkosh në burg. Por politikanët duhet të thonë të parët se vetë do shkojnë në burg".
 
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në SHBA në kuadër të Konventës së Partisë Demokratike Amerikane në Filadelfia.

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për Zërin e Amerikës

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri