Meta “Qytetar Nderi” në komunën
e Gjilanit: Rrisim bashkëpunimin

Meta “Qytetar Nderi” në komunën<br />e Gjilanit: Rrisim bashkëpunimin
TIRANE- Komuna e Gjilanit ka vlerësuar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta për kontributin e dhënë për shpalljen e Kosovës si shtet i pavaruar. Gjatë vizitës së tij dy ditore në Gjilan, kryeparlamentari Meta ka marrë edhe titullin “Qytetar Nderi”, pikërisht për kontributin e dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe që po vazhdon të japë edhe sot në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës. Vizita e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, shënon edhe vizitën e parë zyrtare të një autoriteti të lartë shtetëror shqiptar në Gjilan.

Titullin, kryeparlamentarit i’a ka dorëzuar kreu i komunës Gjilan, Lufti Haziri, i cili nuk ka kursyer as vlerësimet maksimale për Metën. "Meta është njeriu që ndihmoi pavarësinë e Kosovës. Për herë të parë një autoritet aq i lartë shqiptar viziton Gjilanin. Fjala përshëndetëse e Ilir Metës në Gjilan

meta gjilan

Vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin", u shpreh Haziri. Ndërkohë që vetë kryetari i Kuvendit Meta, theksoi se vlerësimi i ardhur nga Komuna e Gjilanit do të përkthehet në më shumë përgjegjësi dhe angazhim për qeverinë shqiptare në raport me shtetin e Kosovës. Gjithashtu Meta vlerësoi komunën e Gjilanit, duke theksuar se shumë shpejt ajo do të jetë qendër e bashkëpunimit rajonal.

Kërkesa
Megjithëse ishte parashikuar që takimi mes Metës dhe kryekomunarit të Gjilanit, Haziri të ishte vetëm në kuadrin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, ky i fundit e ka shfrytëzuar konferencën e përbashkët edhe për të dhënë mesazhe politike. Duke qenë i qartë në kërkesën e tij, Haziri ka deklaruar se marrëveshje LDK-PDK do të prishet nëse Isa Mustafa nuk do të zgjidhet kryeministër i Kosovës. “LDK ka vetëm një emër, dhe ka vendim të këshillit të përgjithshëm, ai është emri i Isa Mustafës, i mundshëm për postin e kryeministrit, nëse zbatohet marrëveshja me parime, çdo lëvizje, çdo zhvendosje e atyre parimeve, atëherë LDK kalon në opozitë dhe iu urojmë atyre të bëjnë koalicion me kë të munden”, tha Haziri.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës