TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi seancën e sotme plenare se në këtë legjislaturë do të funksionojnë pesë grupe parlamentare: ai i Partisë Socialiste, i Partisë Demokratike, i Lëvizjes Socialiste për Integrim, grupi i Partisë Republikane dhe ai i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. 
 
Grupi i PS-së me 65 deputetë do të kryesohet sërisht nga deputeti Gramoz Ruçi; grupi i PD-së do të ketë 45 deputetë, që do drejtohen nga Edi Paloka; grupi i LSI-së kryesohet nga Petrit Vasili dhe përbëhet nga 16 deputetë; grupi i PR-së ka kryetar Fatmir Mediun dhe përbëhet nga 7 deputetë, ndërsa grupi i PDIU-së me 7 deputetë do të drejtohet nga Shpëtim Idrizi. 

Redaksia Online