Meta letër urimi Dukës:Në interes
të futbollit kërkohet dialog i hapur

Meta letër urimi Dukës:Në interes<br />të futbollit kërkohet dialog i hapur<br>
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi, presidentit të FSHF, Armand Duka për fitoret e tij të pestë.

Meta në letrën dërguar Dukës, shkruan se “sfidat e këtij sporti kërkojnë një dialog të hapur, profesionalizëm bashkëkohor, lojë të ndershme dhe rezultate sa më të larta”.

Letra e Ilir Metës
I nderuar z.Duka,

Më lejoni t’ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me këtë rast ju uroj shëndet, suksese dhe energji të reja në detyrën tuaj të rëndësishme.

Sfidat në interes të sportit më popullor në vendin tonë kërkojnë një komunitet të bashkuar, një dialog të hapur, një profesionalizëm bashkëkohor, lojë të ndershme e rezultate sa më të larta.

Përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë te zgjedhurve në organet drejtuese të FSHF, për angazhimin dhe punën në përparimin e vazhdueshëm të futbollit tonë e sidomos masivizimin e tij tek të rinjtë dhe fëmijët.

Një urim dëshiroj t’i përcjell të gjithë futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, specialistëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të FSHF të cilët me pasion dhe përkushtimin e tyre në të ardhmen të cojmë futbollin tonë në nivelin më të larta.

Ju uroj të gjithëve sa më shumë suksese në sfidat e futbollit tonë!

letra

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë