Meta: Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar! Presionet politike kanë mbyllur emisionet televizive

Meta: Liria e medias  në vendin tonë është përkeqësuar! Presionet politike kanë mbyllur emisionet televizive

Ilir Meta

TIRANE- Për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, situata me mediat në vendin tonë është përkeqësuar shumë, e po e njëjta gjë ka ndodhur me mjedisin dhe kushtet e gazetarëve.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër ndëshkimit dhe dhunës së gazetarëve, Meta ka bërë një analizë të gjatë për situatën e mediave në vendin tonë.

Presidenti thotë se Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë.

Kreu i Shtetit ka folur edhe për nismën ligjore "anti-shpifje" e propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë një nismë që ka tronditur thellë komunitetin e gazetarëve.

“Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apo rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.”,-shkruan Meta në analizën e tij të publikuar në Facebook.

Postimi i plotë i Metës:

Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.

Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.

Shumë portale në të zezë e kanë ngritur "Fake Neës" në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e "kasetave të gatshme" dhe të transmetimeve me "regji qendrore" po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve.

Një nisëm ligjore "anti-shpifje" e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

"Zëri i Amerikës" dhe "Deutche Ëelle" vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik.

Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike "çirren" paturpësisht për lirinë e medias.

Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apo rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.

Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve "Reporterët pa Kufij" ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

"Freedom House" ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë.

Konkluzionet e "Misionit për lirinë e medias" të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t'i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.

Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës.

Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 02/11/2019 16:41

    Burri Monikes

    Përgjigju
  • FATMIR MERSEPE EDEPSËZE ÇAFAJ: 02/11/2019 13:40

    O ilir meta e vërteta me bllok nē dor që bën mbi lekët terror. Ti jr hajdut e injorant pa pik burrnie e pa pik dinjiteti. Ti s'meriton të punosh roje vreshte e jo më President. Populli Shqiptar të pa me zë e figur se kush je ti o njeri i zi.

    Përgjigju
  • edi: 02/11/2019 12:11

    Cfare do qe thua Provat e para per Mediat i ke dhene duke i ofenduar dhe anashkaluar si nje person i rendomte Thua media ketu ne Shqiperi Ty majmun zagar qe hiqesh trim te Inrevistoi Zeri i Amerikes dhe si nje dordolec me qafen e trashur nga dhjamerat qe haje dite e nate dhe vjelljet e pa meshireshme qe i bere Medias dhe Popullit e Kombit ,U bere si nje mosperfilles ,kur ajo Zonje e derguar te intervistonte e injorove si nje bufon dordolec arash per te trembur laraskat .Tani na del mbrojtes i Medias ketu ne Shqiperi ,ku ti ofendove Gazetaren nga Zeri i Amerikes Do te jete per te qeshur dhe bllofe Kur te mbrosh vehten duke Akuzuar ne pergjithesi se kush i vodhi te gjithe gjerat qe sot i nderron si pasanik qe erdhe nga Dhite e Skraparit ,dhe se fundi do te besh dike tjeter per Vjedhjen e te fundit FLORIRIN e KRRABES tI KE GJYNAHE SA EDHE FUTYRA JOTE TE KA DALE SI DHESHMI E VERTETE bURRE sHURRE FLET SI TRIM ME EMRA QE I LEXON POR TI JE KUFOME E SJELLE NGA KOMUNIZMI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja