TIRANË - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidati për deputet i LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 9 në Tiranë ka zhvilluar një takim me banorë të kësaj njësie. Lideri i LSI u shpreh se "LSI ka treguar gjithmonë se di të sjellë energji pozitive për vendin, shoqërinë e jetën politike" apo se "ajo ka meritë për liberalizimin e vizave dhe 3 ligjet".
NE LIBERALIZUAM VIZAT, NE 3 LIGJET
“LSI di të sjellë emancipim, di të sjellë risi, di të çojë përpara integrimin në Bashkimin Evropian si një proces jetik dhe i domosdoshëm për shoqërinë tonë dhe për vendin tonë. Ne e filluam në këto katër vite angazhimin tonë me kontributin e jashtëzakonshëm për liberalizimin e vizave dhe e përfunduam dy javë më pare, duke arritur që me këmbëngulje, urtësi dhe mençuri, të bënim atë që nuk pritej, të miratoheshin tre ligjet, që do ta afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian dhe do të japin statusin e vendit kandidat në dhjetor të këtij viti. Në këtë mënyrë do të përfitohen më shumë ndihma financiare dhe më shumë projekte për zhvillimin e vendit, për hapjen e vendeve të reja të punës”, tha ai.
LSI KUJDESET PËR NJERËZIT
Meta tha se, LSI është një forcë politike, e cila kujdeset për njerëzit, një forcë politike me këmbë në tokë, një forcë politike, që do dhe di të eci më shpejt dhe të ndihmojë të gjithë qytetarët, që të ecin në rrugën e progresit, në rrugën e mirëqenies, në rrugën punësimit, në rrugën e integrimit".
LSI KA MBËSHTETJEN E TË RINJVE
“Ndaj më 23 qershor rezultati për Lëvizjen Socialiste për Integrim do të jetë një rezultat i jashtëzakonshëm, sepse në radhë të parë ne do të kemi mbështetjen e të gjithë të rinjve të Shqipërisë, që duan të ecin më shpejt. Kemi mbështetjen e të gjitha shtresave të shoqërisë sonë, të cilat kërkojnë të integrohen përmes politikave sociale më të mira dhe njëkohësisht kemi programin më të qartë se çdo forcë tjetër politike. Një program, i cili kap çështjen më kryesore dhe synon ta zgjidhë atë që është pikërisht ristrukturimi i ekonomisë sonë, që ekonomia jonë të rritet përmes burimeve të sigurta për një rritje ekonomike të qëndrueshme përmes politikave të cilat nxisin rritjen e prodhimit në vend, që ulim importet, që rrisin eksportet që krijojnë bazat për një ekonomi konkurruese, të shëndetshme, që garanton vende të reja pune në mënyrë afatgjatë dhe të sigurt”, vijoi Meta.
LSI, FITORE E PADISKUTUESHME
Meta u shpreh se fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është e padiskutueshme. “Kështu që unë besoj se, Shqipëria e ka marrë vendimin e saj për të bërë një ndryshim të rëndësishëm. Roli i LSI-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe përcaktues, suksesi ynë do të jetë i jashtëzakonshëm".
Meta ka shtuar se, 'nuk ka qark në Shqipëri, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e merr të paktën një mandat, ndërkohë në Berat, në Fier, në Durrës, në Elbasan ne luftojmë për të pasur të sigurta nga 2 mandate. Ndërsa lufta më e madhe është në qarkun e Tiranës, ku jam i bindur se do të jetë një rezultat i jashtëzakonshëm dhe për këtë jam i bindur, që edhe njësia 9 do të kontribuojë fuqishëm”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Duke përfunduar fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Njësinë Bashkiake nr. 9, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se vota për LSI-në është një votë e mençur. “Është një votë e mençur, sepse ndihmon stabilitetin e vendit, ndihmon ndryshimin e vendit, ndihmon paqen sociale, ndihmon integrimin evropian të vendit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com