LEZHE - Nëse banorët e qarkut të Lezhës do të përfaqësoheshin në Parlament nga Lëvizja Socialiste për Integrim, atëherë zëri i tyre do të dëgjohej fuqishëm, e aq më tepër problemet dhe shqetësimet e të rinjve. Deklarata është bërë nga kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë takimeve me të rinjtë e Zejmenit dhe Blinishtit në rrethin e Lezhës. LSI nuk ka kohë të merret me të kaluarën, konfliktet dhe sherret, pasi duhet menduar vetëm për të ardhmen, ka shtuar në fjalën e tij kreu i LSI-së, Meta.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të qartë në objektivin e tyre për të përmbushur kërkesat e qytetarëve dhe shembull i këtij përkushtimi është kreu i bashkisë Lezhë Viktor Tushaj”, u shpreh Meta, duke kërkuar nga banorët që të mbështesin këtë forcë politike si alternativa e vetme që ka në fokusin e saj të rinjtë.

Meta ka kërkuar votën e të rinjve dhe çdo banori të Blinishtit më 23 qershor, në mënyrë që të ketë një kontratë për mbështetje gjatë 4 viteve që do të pasojnë përfaqësimin e qarkut të Lezhës me deputet në Parlamentin shqiptar.

META NE DURRES: GRUAJA NE POLITIKE SJELL QETESI E MIREKUPTIM
Ndërkohë që pasditen e sotme kreu i LSI, Meta ishe në Durrës, ku mori pjesë në aktivitetin e LGI, ku u anëtarësuam 150 gra.

Meta u shpreh: “Vlerësoj rolin e LGI për emancipimin që ka sjellë në jetën politike shqiptare. Gruaja në politikë sjell qetësi, normalitet, kthjelltësi dhe mirëkuptim”.

Më tej Meta tha se “politika e konfliktit e gjen më shpejt akuzën e radhës se mundësinë për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Politikanët sot janë ende në kohën e Haxhi Qamilit, ndërsa shqiptarët e duan vendin në BE. Ndërsa BE kërkon miratimin e tre akteve, politika bën sherr kush është fajtori”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)