Meta: Marrëveshje me Maltën për punësimin e të rinjve shqiptarë

Në vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Meta u shpreh se gjatë takimeve që ka zhvilluar ka arritur një dakordësi për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë.

Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë së bashku me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri, që besoj se ka qenë një forum mjaft produktiv dhe që reflekton potencialet e jashtëzakonshme për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe në fushën e investimeve midis vendeve tona.

Malta është tashmë një model i shkëlqyer i diversifikimit të ekonomisë, i rritjes së qëndrueshme dhe një nga ekonomitë me rritjen më lartë në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe një vend lider në shumë fusha si në inovacion, në fushën e turizmit, të shërbimeve financiare dhe në fusha ku ne kemi mundësi të përfitojmë, të mësojmë më shumë, të bashkëpunojmë dhe të rrisim njëkohësisht akoma më tej ekonominë tonë.

Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm mendoj se është për bashkëpunimin afatgjatë të dy vendeve, ai në fushën e arsimimit dhe të formimit profesional. Për këtë qëllim, si takimi me rektorin e Universitetit të Maltës dhe drejtues të tjerë në fushë arsimit dhe formimit profesional do të vijojnë edhe me bashkëpunime më konkrete, pasi Malta dhe në këtë fushë mund të ofrojë dhe ofron mundësi të shkëlqyera për të rinjtë.

Ashtu sikurse kemi rënë dakord për të punuar dhe për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë, pasi Malta është në kërkim të një fuqie punëtore të re për shkak të rritjes ekonomike mjaft impresionuese që ajo po përjeton, por njëkohësisht këta të rinj përveç mundësisë për t’u punësuar në mënyrë sezonale do të kenë edhe mundësinë për të fituar eksperienca mjaft pozitive që do t’u shërbejnë për të ardhmen në vendin tonë.

Presidenti Meta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/05/2018 20:49

    Për punësimin e të rinjve në Maltë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë