TIRANË - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka vlerësuar marrjen e statusit kandidat duke theksuar se kjo ditë duhet të shërbejë si një reflektim për të gjithë. Sipas tij procesi i integrimi duhet të na bashkojë si asnjë herë tjetër.
“Kjo ditë duhet të shërbejë si një reflektim për të gjithë, për atë se çfarë duhet të jetë ndryshe. Procesi i integrimit Evropian duhet të na bashkojë si asnjë herë tjetër. Këtë gjë nuk e kemi bërë siç duhet deri më sot, besoj dhe shpresoj se do bëhet më mirë duke nisur nga nesër.”- tha Meta.
Më tej Meta është shprehur se Marrja e statusit është e kaluara dhe se tani duhet të shohim drejt së ardhmes, duke theksuar se ajo që duket e pamundur, është një mundësi për ecjen përpara.
Vendimi për anëtarësim sipas Metës merret në Tiranë me garantimin e drejtësisë dhe standardeve Evropiane, vendosjen e plotë të ligjit në të gjithë vendin.
Kreu i Kuvendit Meta ka falënderuar të gjithë aktorët e rëndësishëm që kanë kontribuar në marrjen e statusit kandidat duke falënderuar në mënyrë të veçantë Presidencën Greke të BE-së që sipas tij ka bërë një punë të madhe për ta çuar përpara këtë proces. Meta Gjithashtu ka falënderuar Komisionin Evropian për rekomandimin për dhënien e statusit, Parlamentin Evropian dhe 2 grupet kryesore të tij Partitë Popullore Evropiane dhe grupi Social-Demokrat.
“Urimet reciproke janë normale, suksesi nuk përjashton askënd.”-tha Meta duke shtuar se do të vlerësohet puna e Kuvendit aktual dhe atij të kaluar.
Deklarata e plotë e Metës pas marrjes së statusit kandidat
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Deklarata e plotë e Metës pas marrjes së statusit kandidatRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)