Meta: Mazhoranca e përkushtuar
Zgjedhje me standard bashkëkohor 

Meta: Mazhoranca e përkushtuar<br />Zgjedhje me standard bashkëkohor 
Reforma territoriale dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në tërësi kanë qënë cështjet e diskutuara gjatë një takimi të veçantë mes kreut të kuvendit Meta dhe Shefes së Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.

Kreu i Lsi shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e Ambasadores Glvoer në krye të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve. 
Gjatë takimit të një rëndësie të veçantë me ambasadoren e vëzhgimit të OSBE/ODIHR Meta tha se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre. 

Kryeparlamentari  vlerësoi tonet qytetare me të cilat po zhvillohet kjo fushatë e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka