Meta mbledh grupin e LSI:Votojmë
reformat,opozita të bashkëpunojë

Meta mbledh grupin e LSI:Votojmë<br />reformat,opozita të bashkëpunojë
TIRANE - Pak para nisjes së seancës së parë parlamentare për sesionin e ri të Kuvendit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Grupin Parlamentar të kësaj force politike.

Kreu i LSI-së i cili është dhe kryetar Kuvendi ka kërkuar sërish nga opozita të jetë më bashkëpunuese në këtë sesion, ndëra ka theksuar se reformat e rëndësishme për vendin si ajo administrative-territoriale dhe refoma në drejtësi do të votohen.

“Doja të vlerësoja angazhimin e grupit të LSI-së gjatë sesionit të kaluar, i cili ishte mjaft i qartë, konstruktiv, një rol të përgjegjshëm të kësaj force politike. Ned he këtë session si mazhorancë do çojmë përpara reformat e rëndësishme në interes të vendit. Ka vendosmëri për të çuar para disa refoma: si refoma administrative-territoriale dhe refoma në drejtësi si dhe reformat të tjera që janë diskutuar dhe me BE”, deklaroi Meta.

"Në seancën që kaloi shpresonim një bashkëpunim me opozitën. Edhe këtë sesion duam një bashkëpunim me opozitën, të jetë më dialoguese si dhe të krijojë një klimë më bashkëpunuese në Kuvend. Këtë sesion shpresojmë të miratojmë dhe kodin e etikës, që ky sesion i ri të nis me një etikë të re dhe përgjeshmëri të lartë", deklaroi më tej Meta.

Ai theksoi gjithashtu se LSI do të vazhdojë të ndihmojë sipërmarrjet fasone si një mundësi për të rritur numrin e të punësuarve.

 
Ndërkohë kryetari i Grupit Parmalentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se  kjo forcë politike i ka shërbyer përmirësimit të nismave ligjore si dhe ka treguar një sjellje politike konstruktive.
 
“Ishte  një sesion intesiv parlamentar. Ligjet të shumta dhe reforma u miratuan. Sot jemi këtu për të rikonfirmuar sjelljen tonë politike që i ka shërbyer konstruktivitetit ashtu dhe në Komisione. Ne i kemi shërbyer përmirësimit të nismave ligjore”, deklaroi Vasili.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë