Meta mbledh ministrat e
LSI në Kryesinë e Kuvendit

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka mbledhur në këto momente ministrat që përfaqësojnë forcën e tij politike në qeverinë "Rama".

Në mbledhje marrin pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar të LSI Ylli Manjani, Ministër i Drejtësisë, Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Edmond Haxhinasto ministër i Transporteve si dhe Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Europian. 

Takimi i kreut të Kuvendit me ministrat e LSI vjen pas takimit të tij me eurodeputetin Knut Fleckenstein dhe ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. 

Një ditë më parë, Meta u shpreh gjatë një konference për shtyp se pas reformës në drejtësi duhet të formohet një qeveri teknike deri në zgjedhje. Meta tha se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër në kushtet kur palët dominohen nga një frymë e theksuar mosbesimi për çështjen e reformës në drejtësi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime