Meta 'mbron' aktet e tij me fjalët e Presidentit të Gjermanisë: Kushdo që e sulmon demokracinë do më ketë kundërshtar

Meta 'mbron' aktet e tij me fjalët e Presidentit të Gjermanisë: Kushdo që e sulmon demokracinë do më ketë kundërshtar

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një frazë të thënë nga Presidenti i rizgjedhur i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, si një mënyrë edhe për të 'mbrojtur' aktet e tij.

"Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokraci më ka në krah. Kushdo që e sulmon do më ketë kundërshtar", thuhet në mesazhin e Presidentit gjerman të publikuar nga Meta, fjalë që ku i fundit i interpreton si mesazh i qartë për raportet e Presidentit me kauzën e demokracisë.

"Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë", shkruan Meta.

Ilir Meta ka dalë më shumë se një herë nga 'kostumi' i Presidentit, duke mbshtetur kauzat e opozitës apo edhe partinë e themeluar nga vetë ai, LSI-në. Rasti më i fundit flagrant, që u konfirmua nga vetë Sali Berisha, ishin negociatat me këtë të fundit për krijimin e koalicionin të ish-kryeministrit me LSI-në.

Megjithëse Meta mohoi të kishte negociuar me Berishën, ku i fundit tha se ata kishin bërë një marrëveshje bashkë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë