Meta mbyll vizitën në Prishtinë
"Ka vend dhe kohë për dialog"

Meta mbyll vizitën në Prishtinë<br />
Prishtinë - Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka përfunduar serinë e takimeve në kryeqytetin e Kosovës. Meta gjatë qëndrimit në Prishtinë zhvilloi takime me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, kreun e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe drejtues të partive opozitare."Ka vend dhe kohë për dialog. Rivendosja e dialogut i shërben Kosovës e të ardhmes evropiane të saj", tha Meta.

Takimi Jahjaga-Meta

Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta ka nisur gjatë mëngjesit të sotëm takimet me liderët e tri subjekteve opozitare në Kosovë pas takimit të mbrëmshëm me Kadri Veselin. dërkohë Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ka pritur në mesditë në takim kryeparlamentarin Meta. Jahjaga i ka thënë Metës se po angazhohet për të krijuar kushte për dialog mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.

Temë e diskutimit në takimin Jahjaga-Meta kanë qenë zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për ta tejkaluar situatën e krijuar në vend, sipas zyrës së Presidentes 

Takimin e parë Meta e ka pasur me kreun e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.Pas takimit me Ymerin dhe Haradinajn, kryeparlamentari shqiptar ka takuar edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Ilir Meta tha pas takimit me kryetarin e Nisma, Fatmir Limaj, se gjatë takimeve me krerët e opozitës kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe mënyrën e gjetjes së një zgjidhjeje të krizës.

Qëllimet e kryeparlamentarit për të takuar liderët institucional dhe ata të opozitës nuk dihen saktësisht, por vizita e tij mund të jetë për të ndërmjetësuar nisjen e një dialogu mes opozitës dhe Qeverisë për të tejkaluar krizën politike për shkak të përplasjeve të ashpra mbi marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka ofruar dialog pa kushte opozitës për të hënën, mirëpo opozita menjëherë përmes një konferencë për shtyp e refuzoi kërkesën e kryeministrit.

Opozita e bashkuar ka kërkuar nga Qeveria që fillimisht të tërheq marrëveshjet për t’i hapur rrugë dialogut. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve