TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Katarit në vendin tonë Yousuf Hassen AL– Saai.
Meta i shprehu ambasadorit AL– Saai konsideratat e tij në lidhje me hapjen e ambasadës së Katarit në Shqipëri duke shpresuar besimin e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen në të ardhmen. Kreu i LSI-së duke vlerësuar potencialet e mëdha që ofron Shqipëria në fushën e turizmit, energjisë dhe bujqësisë shprehu interesin e vendit tonë për investime në secilën fushë nga investitorë nga Katari.
Ambasadori AL-Saai vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe informoi Metën se po bëhen përpjekje maksimale për mundësinë e investimeve madhore në Shqipëri nga kompani të fuqishme në Katar.
Në fund të takimit Meta njohu ambasadorin AL-Saai me historikun e LSI-së dhe rolin e saj në interes të stabilitetit dhe integrimit të vendit tonë në strukturat evropiane.
Redaksia Online
(jm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com