TIRANE - Konflikti i vazhdueshëm politik në vend e ka bllokuar avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë takimit që pati sot në Tiranë me ambasadorin e Norvegjisë në Tiranë, Rezident në Prishtinë, Jan Braathu.
Meta dhe Ambasadori Braathu diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Sipas zyrës së shtypit të LSI-së, e cila zbardhi takimin mes tyre, “Meta, i shprehu Ambasadorit Braathu vlerësimin për vëmendjen e vazhdueshme që Norvegjia i kushton Shqipërisë dhe rajonit, duke theksuar nevojshmërinë për thellimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes dy vendeve”.
Gjithashtu, Meta u shpreh se pavarësisht disa zhvillimeve shqetësuese në rajon kohët e fundit, veçanërisht në Luginën e Preshevës, Shqipëria do të vazhdojë linjën e saj konstruktive dhe politikën e fqinjësisë së mirë.
Në përfundim të njoftimit, theksohet se Ambasadori i Norvegjisë u shpreh se “investitorët norvegjezë po tregojnë një interes në rritje ndaj potencialeve të Shqipërisë në fushat e energjisë dhe teknologjisë së informacionit, duke theksuar se suksesi i projektit TAP do të hapte rrugën për më tepër investime në vend e rajon”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com