Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme në ambientet e presidencës, ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.

Sipas njoftimit të ndarë për mediat nga zyra e shtypit në presidencë, thuhet se presidenti Meta , ka vlerësuar  marrëdhëniet tradicionale dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve, ndërsa është theksuar se këto marrëdhënie do të vijojnë të intensifikohen në të  ardhmen , e cila sipas tij do t’i shërbejë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Turqisë.

Gjatë këtij takim është vënë theksi tek bashkëpunimi në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Njoftimi  u shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit në Presidencë:
Presidenti Meta priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet BayraktarPresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Hidayet Bayraktar me të cilin vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt tanë.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

ilir meta

(Takimi i Presidentit Meta me ambasadorin e Turqisë në Tiranë)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com