Meta me arbëreshët në Siçili: Vatër e dashurisë për identitetin kombëtar, të bëhet pjesë e UNESCO-s! Urë lidhëse e marrëdhënieve Shqipëri- Itali

Meta me arbëreshët në Siçili: Vatër e dashurisë për identitetin kombëtar, të bëhet pjesë e UNESCO-s! Urë lidhëse e marrëdhënieve Shqipëri- Itali

Presidenti Ilir Meta dhe arbereshë

Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka publikuar fotografi nga Santa Cristina Gela, bashkësinë më të vogël dhe më të re arbëreshe të themeluar në Rajonin e Siçilisë.

Ai shprehet se është një vatër e rëndësishme e dashurisë për identitetin kombëtar, ku mbahen të gjalla figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kultura, gjuha, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe, që trashëgohen brez pas brezi. Sipas tij kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane e botërore, urë e rëndësishme lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Meta përmes rreshtave të dedikuara në Facebook, shkruan se ishte  kënaqësi takimi me përfaqësues të këtij komuniteti, me autoritetet lokale dhe me Kryebashkiakun, Giuseppe Cangialosi, të cilin siç shprehet ai, e përgëzoi për përkushtimin për mbajtjen gjallë të këtyre vlerave dhe edukimin me to të gjeneratave të reja.

Por duhet përkushtim nga të gjitha autoritetet e të dy vendeve tona për mbrojtjen e këtyre vlerave, në veçanti për të forcuar lidhjen e të rinjve me rrënjët e tyre kombëtare, si një mundësi për të ndalur  shpopullimin, një fenomen tragjik që ka prekur shoqëritë dhe të dyja vendet tona.”, shkruan ai.

Presidenti prej më shumë se një jave ndodhet në Itali.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 06/11/2021 13:12

    Kush e shoqeron presidenti ti. Arbereshet i regulloj ltalia si dhe emigrante. Zoti metà! Puno pak edhe per shqiperin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë