Zëvendës  kryeministri Erjon Braçe ka ironizuar postimin e fundit të presidentit Ilir Meta, për festën e titullit të klubit të Tiranës në “Air Albania”.

Përveç shumë personaliteteve të tjerë të futbollit, festës në mbrëmjen e sotme do t'i bashkohet edhe Presidenti Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se Presidenti shkon gjithmonë në anën e fituesve, duke iu referuar pjesëmarrjes së Metës në festën e fitores së skuadrës kundërshtuese, Partizanit.

“Kudo, gjithmone,

ME SKEDINAT FITUESE!”, shkruan Braçe.