TORINO - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë të rajonit të Piemontes në Itali. Ai ka shprehur konsideratën e tij më të lartë për sakrificat e këtyre shqiptarëve në një vend të huaj. “Ne krenohemi me arritjet tuaja - ka thënë Meta - kontributi juaj është i jashtëzakonshëm”.
Gjatë bashkëbisedimit që ka pasur për temat aktuale të jetës politike, ekonomike e sociale në të dyja vendet, kreu i LSI-së ka nënvizuar nevojën për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore. Ndërsa, lidhur me të drejtën e votës që ata duhet të gëzojnë edhe pse jetojnë jashtë vendit, Meta shprehu bindjen se për këtë çështje nevojitet patjetër konsensus.
(ash/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com