TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas takimit, në një prononcim të përbashkët për mediat, Meta tha se ky takim, i cili vjen pas vizitës së delegacionit të Parlamentit të Kosovës është në vijim të kontakteve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm Kosovën.
I pyetur lidhur me numrin e madh të emigrantëve kosovarë që çdo ditë po lënë vendin e tyre, Kryeparlamentari Meta theksoi se përveç situatës ekonomike, kjo vjen edhe si mungesë e liberalizimit të vizave,
Sipas Metës largimi masiv i popullit të Kosovës po sjell dëme për vendin e tyre por edhe për vetë ata ndërsa shtoi se në këtë situatë po përfitojnë vetëm trafikantët e paligjshëm.
“Besoj se vështirësitë me të cilat ndeshen qytetarët e Kosovës nuk mund ta justifikojnë këtë zhvendosje le të themi më mirë në mënyrë masive, vlerësoj se në çdo rast të vetmit që përfitojnë janë trafikantët, pasi bëhet fjalë për një biznes të jashtëzakonshëm, i cili po sjell jo vetëm largimin e qytetarëve në mënyrë masive nga Kosova, por edhe po i dëmton ata ekonomikisht në mënyrë mjaft serioze, pasi kanë rënë pre për vlerësimin tim të një rrjetë trafikantësh që përfitojnë shuma marramendëse nga ky manipulim që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, të cilët në një shumë të shpejtë do të jenë të detyruar të kthehen në Kosovë, por pasi të kenë pësuar humbje të rëndësishme dhe zhgënjime të mëdha. Kështu që është e rëndësishme për t’i dhënë më shumë perspektivë Kosovës, në këtë drejtim natyrisht qeveria ka përgjegjësitë kryesore por besoj se edhe një bashkëpunim dhe një dialog mes qeverisë dhe opozitës për çështjet më të rëndësishme që japin një perspektivë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës është e domosdoshme ashtu sikurse besoj që edhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndihmonte për të shmangur dhe dekurajuar këtë lloj tundimi, i cili ka edhe arsye psikologjike përveç atyre ekonomike dhe sociale.” theksoi Kryeparlamentari Meta

Nga ana e tij edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj shprehu kënaqësinë e takimit me Kreun e Kuvendit të Shqipërisë teksa shtoi se kjo është në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve.
Haradinaj tha se ajo që po i ndodh Kosovës në këto momente nuk është aspak pozitive, ndërsa përsëriti thirrjen për qytetarët që pavarësisht problemeve të vendit, të qëndrojnë dhe të mos largohen si dhe të gjejnë së bashku zgjidhjen e tyre.
“Është një nder të takohem me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mikun tim Ilir Meta. Është një traditë e komunikimit, çdo herë i shfrytëzojmë këto takime për të komunikuar dhe për të shkëmbyer ide. Kuptohet që ne i gëzohemi lidhjeve më të forta mes Kosovës deh Shqipërisë ashtu si i gëzohemi lidhjeve më të forta të gjithë shqiptarëve dhe në këtë bazë edhe ky takim e ka këtë kontribut.Ashtu siç u tha ndoshta janë shumë faktorë, por kjo nuk është një gjë e mirë që po i ndodh Kosovës. Thirrja përsëritet, që të mos e braktisim vendin. Vërtetë që njerëzit kanë shumë arsye pse mendojnë për t’u larguar, por duhet të punojmë që t’i gjejmë zgjidhet në Kosovë.” u shpreh Haradinaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO