Meta me Jenkins: Kuvendi mbetet i 
përkushtuar për bashkëpunim politik

Meta me Jenkins: Kuvendi mbetet i <br />përkushtuar për bashkëpunim politik
TIRANË - Gjatë takimit që kreu i Kuvendit ilir Meta zhviloi me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Owen Jenkins, u shpreh se Kuvendi mbetet i përkushtuar për bashkëpunim konstruktiv politik.

“Kuvendi mbetet i përkushtuar në zgjerimin e hapësirave për gjithëpërfshirje, bashkëpunim konstruktiv politik dhe në rritjen e cilësisë së hartimit dhe implementimit të legjislacionit në funksion të axhendës evropiane dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.”- theksoi Meta gjatë takimit.

Gjithashtu ai vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen britanike në forcimin e institucioneve demokratike dhe mbarëvajtjen e reformave të rëndësishme që kërkon vendi.

Meta shprehu vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për t’ia forcuar asistencën britanike ndaj reformave kyçe, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe forcimit të sundimit të ligjit në Shqipëri, në kuadër të sfidave të ardhshme të procesit të integrimit evropian të vendit.

Më tej Meta dhe  Jenkins biseduan gjithashtu mbi zhvillimet ndërkombëtare e rajonale, ku u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si dhe roli konstruktiv i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën