Meta me Mustafën: Eleminim
barrierave, thellim të bashkëpunimit

Meta me Mustafën: Eleminim<br />barrierave, thellim të bashkëpunimit
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në një takim Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, me të cilin vlerësuan forcimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve si dhe diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne Kosovë e në rajon.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi bashkëpunimin mes forcave politike të Kosovës, duke e siguruar Mustafën njëkohësisht për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në konkretizimin e përpjekjeve të përbashkëta të dy qeverive respektive me qëllim rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal. Në këtë kuadër u nënvizua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve reciproke.

Kryeparlamentari Meta u shpreh se sfida e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës, ashtu si edhe e vendeve të tjera të rajonit mbetet forcimi ekonomik e social i vendeve tona, dhe në këtë drejtim Shqipëria mbështet avancimin e dialogut dhe implementimin integral të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të japë rezultate të prekshme në terren për qytetarët.

Nga ana e tij Kryeministri i Kosovës Mustafa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të Shqipërisë ndaj konsolidimit institucional dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke theksuar se Kosova mbështetet tek përkrahja e Shqipërisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë në funksion të avancimit të axhendës së saj rajonale dhe ndërkombëtare.

meta mustafa

Meta dhe Mustafa ndanë bindjen e përbashkët në përfundim se fokusimi i punës së përbashkët në eliminimin e barrierave burokratike dhe në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben kuadrit më të gjerë të projekteve strategjike të ndërlidhjes rajonale, i cili është edhe një prej prioriteteve kryesore të integrimit evropian të të gjitha vendeve të rajonit.

meta

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron