Meta me shefat e NATO-s: Të 
aderojnë Kosova e Maqedonia

Meta me shefat e NATO-s: Të <br />aderojnë Kosova e Maqedonia
Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s po zhvillojnë në Tiranë, (15-17 shtator), punimet e Komitetit Ushtarak të kësaj aleance, ku marrin pjesë 38 delegacione. 

Komiteti do të kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel. 

Krerët e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit 'Resolute Support në Afganistan' dhe KFOR Kosovë.

Gjithashtu, ata do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018.

Përpara nisjes së punimeve të Komitetit, krerët e NATO-s kanë zhvilluar takime me presidentin Ilir Meta dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Meta: Të anëtarësohen Kosova dhe Maqedonia
Ndërsa në mbrëmjen gala ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të Aleancës, kreu i shtetit Ilir Meta njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura u shpreh se Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës drejt vendeve të rajonit si Kosova, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina. 

Ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim politikën e ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar një arritje të rëndësishme anëtarësimin e Malit të Zi dhe duke shpresuar që edhe vendet e tjera që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj Aleance, Maqedonia, Kosova dhe Bosnje Hercegovina ta realizojnë sa më shpejt këtë ambicje me përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit.

Sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Aleancës, aq më e sigurt, e qëndrueshme dhe e begatë do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët dhe interesat tona euroatlantike.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të qenë partnerë të denjë dhe të besueshëm të familjes sonë të përbashkët euro-atlantike”
, u shpreh Meta. 

Fjala e plotë e Metës në mbrëmjen gala me shefat e NATO-s:

[gallery]23905[/gallery]

Blindohet Tirana, masa nga policia
Të gjitha rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë sot të blinduara, ku forca të shumta policie kanë patrulluar për të shmangur çdo incident eventual.

Ditën e sotme kanë mbërritur në kryeqytet 38 delegacione  në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili do zhvillohet nga data 15-17 shtator.

Nga ora 9 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes, policia bëri shoqërimin e tyre nëpër takimet e shumta zyrtare që patën me drejtuesit më të lartë të shtetit, e cila vuri në gatishmëri edhe policinë rrugore për hapjen e rrugëve, duke bllokuar në jo pak raste dhe lëvizjen e automjeteve private.

Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt