Meta me studentë ekselence në Korçë: Të punojmë fort që të rinjtë të mos largohen! 25 prilli një epokë e re

Meta me studentë ekselence në Korçë: Të punojmë fort që të rinjtë të mos largohen! 25 prilli një epokë e re

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim me një grup studentësh korçarë të ekselencës, të cilët e njohën me sfidat e shumta të mësimit online gjatë periudhës së pandemisë, vështirësitë në teknologji e praktika mësimore, si dhe me mungesën e meritokracisë dhe vendeve të reja të punës pas diplomimit. 

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij vuri theksin tek emigrimi i të rinjve, ku tha se të rinjtë në Korçë i kanë të gjitha shanset e barabarta për të mos emigruar në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoni të Veriut.

Po ashtu Meta theksoi se është koha që të gjithë të bashkojnë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Korça i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë mundësitë dhe shanset e barabarta të rinjve të talentuar për të mos emigruar në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoni të Veriut.

Fatkeqësisht largimi i tyre vijon në nivele alarmante për shkak se zëri i studentëve dhe i të rinjve nuk dëgjohet. 

Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë. Të dëgjojmë zërin e tyre, t’u japim çdo shans, t’u krijojmë çdo mundësi dhe të rritim pjesëmarrjen e të rinjve në çdo nivel përfaqësimi.

Është koha të bashkojmë të gjithë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të rikthejmë besimin e shpresën tek të rinjtë dhe tek të gjithë qytetarët, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë europiane.’- tha Meta.

Më tej në fjalën e tij presidenti nënvizoi edhe rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, ku tha se kjo është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë. 

‘Unë besoj fort tek demokracia. Demokracia është fuqia e popullit. Forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë. 

Kjo kërkon së pari standarde europiane në edukimin dhe formimin profesional të tyre. 

Mbështetja për studentët e ekselencës dhe më të talentuarit është detyrë e shtetit dhe shërbimi më i mirë për të ardhmen’, - u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë