Meta me të rinjtë: Sukses është ta
bësh ëndrrën realitet në vendin tënd

Meta me të rinjtë: Sukses është ta<br />bësh ëndrrën realitet në vendin tënd
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në një Njësinë administrative nr. 10 në Tiranë.
 
Duke iu drejtuar të rinjve, Ilir Meta u shpreh se suksesi më i madh është që ëndrrën ta realizojnë në vendin e tyre dhe të ndryshojnë të ardhmen e vendit, familjes, të komunitetit dhe shoqërisë.
 
Nuk ka forcë më të madhe se sa kur rinia e kupton se çfarë përfaqëson, e kupton që vetëm e bashkuar mund të jetë ajo fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen e saj, por edhe të familjeve të gjithë të rinjve dhe të rejave, të familjeve që keni sot, por edhe të familjeve që do të krijoni nesër”, - deklaroi Kryetari i LSI-së, duke shprehur bindjen se përqendrimi në çështjet dhe tematikat që u interesojnë më shumë të rinjve si edhe edukimi i duhur do të sjellin në të ardhmen vende pune më të mirëpaguara.
 
Një edukim më i mirë do të thotë edhe një punë më e mirëpaguar, do të thotë edhe një mundësi edhe për të përballuar kostot e jetesës që në Tiranë janë më të larta se në rajone të tjera të vendit. Do të thotë edhe një familje e lumtur, do të thotë edhe një perspektivë për të krijuar familje të lumtura dhe të shëndetshme në të ardhmen”, - tha Meta.
 
Gjithashtu, Kryetar i LSI-së e vlerësoi LRI-në si një model të ri në gjithë politikën shqiptare dhe një model frymëzues për të gjithë organizatat e tjera rinore.
 
Ndërsa, Kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, tha Shqipëria ka nevojë për një politikë që vihet në shërbim të qytetarëve.
 
Qytetarët e Tiranës edhe Shqipëria kanë nevojë për një politikë realiste, kanë nevojë për një politikë të prekshme, që është e drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve.
 
Politika jonë është shumë e qartë, vende pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës. LSI është pranë qytetarëve dhe duke qenë pranë qytetarëve kupton vërtet hallet dhe shqetësimet që kanë banorët e Tiranës
”, - theksoi Braimllari.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët