Presidenti Ilir Meta është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia. Ndërsa nuk kurseu akuzat nga qeverisë duke thënë se reforma në drejtësi u keqpërdor nga ana e saj. Këto deklarata Meta i bëri gjatë aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Meta i është rikthyer lëvizjes studentore 30 vjet më parë, duke thënë se nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë. Mes të tjerash ai i bëri thirrje partive politike që të kenë mes tyre të rinj dhe që ata të bëhen pjesë e listave të kandidatëve për deputetë.  Kreu i Shtetit theksoi se ai vetë do të jetë gjithmonë luftarak se dhe gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afirmuar dhe fuqizuar.

“Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar. Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh  e të forte. Ky duhet  të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend. 

Historia e reformës nisi që në 2015-ën. U miratua në 2016. Tani jemi në prag të 20121 dhe ja ku jemi. Nuk ka qenë faji i reformën, por ka qenë situatë kritike i sundimit të të drejtës. Reforma që u miratua, me 140 vota nga 141 deputetë, mendoj se kishte mundësi që të sillte një drejtësi të pavarur, te re. Kjo reformë për fat të keq u keqpërdor totalisht nga ana e qeverisë aktuale. Kjo ndodhi me disa momente kyçe, siç është zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, për t’u shmangur zgjedhja sipas standardit dhe për të nisur uzurpinim e këtij institucioni. Ndaj kjo është arsyeja se pse shumë çështje nuk hetohen sot dhe PPP-të kanë dalë jashtë kontrollit. Zgjedhjet do te jene burimi i se drejtës. Askush se mendoi se kjo do të ishte një reformë që do të ndryshonte Shqipërinë, ishte kapje e organizuar e shtetit dhe e drejtësisë, një humbje e madhe kohe për vendin. 3 vite pa gjykatë Kushtetuese”, tha Meta.